Socialistët miratojnë ngritjen e komisionit hetimor ndaj Presidentit Meta

Socialistët miratojnë ngritjen e komisionit hetimor ndaj Presidentit Meta

Komisioni i Çështjeve Ligjore miratoi sot me 13 vota “pro” raportin që nis zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Pas propozimit të 55 deputetëve të maxhorancës, Komisioni i Ligjeve diskutoi sot raportin e përpiluar prej deputetëve të PS-ës Klotilda Bushka dhe Adnor Shameti ndaj Presidentit. Ai u prezantua nga Shameti, i cili ritheksoi qëndrimin e maxhorancës se “Meta shkeli Kushtetutën duke marrë kopetencat e Parlamentit, duke cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, ligjshmërisë dhe të së drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”.

Pas miratimit në Komisionin e Ligjeve, raporti do t’i kalojë Parlamentit ku më 4 korrik do të kërkohet ngritja e një komisioni hetimor, i cili do të shqyrtojë shkeljet kushtetuese të Presidentit të pretenduara nga Partia Socialiste. Objekti këtij komisionit hetimor pritet të jetë dekreti i 10 qershorit i firmosur nga Meta, i cili shfuqizoi një dekret të mëparshëm, që caktonte datën 30 qershor si datë zgjedhjesh vendore.

Përmes komisionit hetimor maxhoranca synon të kërkojë më pas shkarkimin e Presidentit.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme