Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Teatri nuk shembet, do e mbrojmë me gjak

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Teatri nuk shembet, do e mbrojmë me gjak

Menjëherë pas urdhërit të Ministrisë së Kulturës për zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deklaroi se do të mbrojë teatrin nga shembja me çdo kusht, qoftë dhe me përplasje fizike.

Me anë të një reagimi, aleanca e qytetarëve dhe artistëve që prej 18 muajsh po proteston për të mbrojtur Teatrin dhe pronën publike, shkruan:

“Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund t’i trimërojë hajdutët, por nuk ka për t’i shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.”

Pas urdhërit të Ministrisë, në ambientet e e Teatrit Kombëtar, një nga dy godinat e kompleksit teatror, janë vënë re punonjës që po grumbullojnë dhe nxjerrin jashtë materialet.

Ky vendim është hapi i parë konkret për prishjen e teatrit dhe nisjes së ndërtimit të teatrit të ri dhe gjashtë kullave rreth tij, siç e parashikon “ligji special” për teatrin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme