Basha — Do të hetojmë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm

Basha — Do të hetojmë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm

“Në vend gjithçka ka ndaluar. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë – vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike”. Kështu u shpreh Lulzim Basha, kryetari i PD-së në një konferencë për shtyp nga selia e partisë ditën e sotme.

Basha foli për koncesionet e miratuara rishtazi nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai i quajti ato “koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik”. Ndërsa për Edi Ramën, Basha u shpreh se ai “është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara”.

Sipas Kryetarit të opozitës formulat e grabitjes të qeverisë përmes koncesioneve janë:

Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Kontrata dhjetravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rezik nga buxheti i shtetit.

Dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore (…) pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh.

Basha u zotua se:

[T]jetërsimi i “ekonomisë publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar”.

[D]itën e parë të qeverisjes, do të hetojmëm, zbulojmë dhe ndëshkojmë të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Çdo kontratë koncesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

Basha premtoi se prioritet i PD-së do të jetë:

Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licensimeve publike.

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.
Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

Kryetari i PD-së u shpreh se vonesa në krijimin e institucionee të drejtësisë ka për qëllim shmangjen e hetimit për politikanët e korruptuar.

Vonesa e krijimit të SPAK, mosemërimi i një prokurori të përgjithshëm, shkatërrimi i gjykatave kanë qenë veprime të qëllimshme të Edi Ramës për të shmangur hetimin e krimeve të tij ekonomike, të koncesioneve dhe kontratave të tij kriminale.

Ai tani po e kap drejtësinë me shpresën se do të shpëtojë nga hetimi dhe ndëshkimi në të ardhmen.

Nuk ka gjë që do ta shpëtojë as atë dhe as ata që bashkëpunojnë me të për të vjedhur shqiptarët.

Dua t’ju them të gjithë atyre që janë bërë partner në krim të Edi Ramës, qofshin ata politikanë, punonjës publikë, biznesmenë, njerëz të medias. Hiqni dorë sa nuk është vonë! Ndëshkimi për ju do të jetë i sigurtë!

1 koment

  1. Altjer xhaferi 19 Korrik, 2019 në 8:55 pm

    Ti je nje Jude I sorosit . Durimi po soset per ty.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme