Basha: Pasuritë natyrore të shqiptarëve kanë përfunduar në duart e oligarkëve

Basha: Pasuritë natyrore të shqiptarëve kanë përfunduar në duart e oligarkëve

Kreu i opozitës në një takim me qytetarët e Tropojës u shpreh se fondet e qeverisë kanë shkuar për bashkitë kliente të Edi Ramës. Ai tha se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës

“Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës”, u shpreh Basha.

Basha, më tej pohoi se gjendja e rëndë ekonomike e vendit është si pasojë e politikave grabitqare dhe përqendrimit të ekonomisë në pak duar klientësh dhe oligarkësh të Kryeministrit Rama.

 “Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin.

Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve.

Pyjet kanë qenë të shqiptarëve tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr shqiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentrale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëve, tani janë të oligarkëve gabitqarë.

Politika grabitqare po shkatërrojnë turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës”.

Basha përsëriti vendimin e opozitës për largimin e Kryeministrit Rama dhe vendosjen e një qeverie tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme