Çështja ‘Toyota Yaris’, Lulzim Basha shkon te Krimet e Rënda

Çështja ‘Toyota Yaris’, Lulzim Basha shkon te Krimet e Rënda

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorëve për t’u pyetur rreth çështjes së njohur si “Toyota Yaris”.

Sipas mediave, prokurorët, të cilët në këtë çështje kanë edhe mbështetjen e autoriteteve belge, duan t’i kërkojnë Bashës informacione rreth denoncimit që ai pati bërë në Kuvend vitin e shkuar, dy ditë para se në portin e Durrësit të kapeshin 7 automjete që vinin nga Belgjika, dy në të cilat qenë fshehur 3,4 milionë euro.

Në marrjen në pyetje, thuhet se do të jenë edhe prokurorët belgë, të cilët kanë kryer hetime paralele me ato të autoriteteve shqiptare.

Kreu i PD-ës më herët e pati shprehur gatishmërinë e tij për të folur rreth informacioneve që ai kishte rreth kësaj çështje, duke theksuar se është në anën e atyre që “duan t’i zbardhin lidhjet kriminalo-politike të pastrimit të parave me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes”.

ngjarjen e 24 qershorit 2018, paratë ishin fshehur në dy nga 7 makinat tip “Toyota”, që ishin blerë në Belgjikë. Policia arrestoi pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi.

Më 17 korrik autoritetet vunë në zbatim fazën e dytë të aksionit “Bizark”, i cili vuri nën sekuestrim pasuri të ndryshme të cilat dyshohen se janë bërë duke pastruar para të narkotrafikut nga persona që lidhen edhe me çështjen e “Toyota Yaris”-it.

Masa e sekuestrimit u vu për pasuritë e pesë personave me inicialet: A.M; A.V; A.D; Gj.C; K.M.

Autoritetet sekuestruan para, truaj, banesa, dhe një aset biznesi si ranishte. Sipas raportimeve u vu nën sekuestro një llogari bankare prej 72 mijë eurosh, truaj me sipërfaqe 873 metra katrorë, 404,5 metra katrorë, 147,6 metra katrorë, banesa një katëshe dhe dy katëshe në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe në Tiranë. Gjithashtu nën sekuestro u vendosën dy ranishte me sipërfaqe 11,167 metra katrorë dhe 140 metra katrorë të ndodhura në Draç, të Ishmit.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme