Çështja ‘Toyota Yaris’, prokurorët belgë do të marrin në pyetje Lulzim Bashën

Çështja ‘Toyota Yaris’, prokurorët belgë do të marrin në pyetje Lulzim Bashën

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se grupi i prokurorëve belge të ndodhur në Tiranë për hetimin e çështjes ‘Toyota Yaris’do të marrin në pyetje Kryetarin e opozitës Lulzim Bashën mbi burimin e informacionit.

Burime nga PD bëjnë të ditur se Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmerinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”. Ai ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e kësaj çeështje. Sipas PD, Zoti Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet ne pritje te rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.

Më 11 qershor, Prokuroria belge i dërgoi letër porosi prokurorisë shqiptare për të pyetur Lulzim Bashën mbi burimin e informacionit për 3,4 milionë euro të kapura më 24 qershor 2018, në një makinë “Toyota Yaris”, në portin e Durrësit.

Kryetari i Opozitës Basha ishte i pari që e bëri publik faktin se një automjet i tipit “Toyota Yaris” po vjen nga Gjermania i ngarkuar me 1,5 milionë euro.

Zoti Basha akuzoi kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kishte garantuar kalimin e parave të drogës së një prej bandave më aktive të Elbasanit

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme