Gjykata e Tiranës nuk certifikon mandatin e kryebashkiakut të Vorës

Gjykata e Tiranës nuk certifikon mandatin e kryebashkiakut të Vorës

Pas gjykatës së Durrësit, edhe ajo e Tiranës nuk ka certifikuar mandatin e kryebashkiakut kandidatit socialist Agim Kajmaku në Bashkinë Vorë.

Gjyqtarja e Tiranës Ariana Gunbardhi shpalli sot moskompetencën për të marrë këtë vendim dhe vendosi se çështja duhet t’i kalojë për gjykim Gjykatës Administrative të Tiranës.

Agim Kajmaku, kandidat i Partisë Socialiste, ishte i vetmi në garë për bashkinë e Vorës.

Më herët sot, Gjykata e Durrësit nuk i dha mandatin në bashkinë Durrës kandidates socialiste Valbona Sako.

Gjykatësja Mimoza Margjeka vendosi se zgjedhjet e 30 qershorit zhvilluar në Durrës, janë të paligjshme pasi në to ishte regjistruar në shkelje të ligjit një prej garuesve – Partia Bindja Demokratike.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme