KED rendit kandidatët për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë

KED rendit kandidatët për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë KED 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi renditi sot kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të lartë të Drejtësisë. Në vendimin e publikuar sot, KED lejoi vazhdimin e kandidimit për në Gjykatën Kushtetuese vetëm të Elsa Toskës, e cila mban aktualisht postin e këshilltares ligjore në këtë gjykatë. Nga gara për në Gjykatës Kushtetuse u skualifikuan Klodian Rado, Valbona Baja, Rexhep Bekteshi, Gëzim Allaraj dhe Sinan Tafaj.

Deri më tani kandidatët për Gjykatë Kushtetuese janë :

  1. Arta Vorpsi;
  2. Besnik Muçi;
  3. Fiona Papajorgji;
  4. Regleta Panajoti;
  5. Elsa Toska.

KED gjithashtu listoi edhe kandidatët për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke përjashtuar nga gara sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe kualifikuar Artur Metanin. Deri më tani kandidatët që kanë plotësuar kushtet për ILD janë:

  1. Artur Malaj;
  2. Artur Metani

KED vendosi të shtyjë për në mbledhjen e ardhshme vlerësimin e kandidaturave të Klodian Rados, Marsida Xhaferllari dhe Eris Hysi.

ILD është institucioni që heton shkeljet e kryera nga gjyqtarët dhe prokurorët e të të gjitha niveleve, anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Në mënyrë që gara për ILD të jetë e vlefshme do duhet të jenë minimalisht pesë kandidatë. Në rast të kundërt do të duhet të ripërsëritet thirrja për kandidim dhe më pas i gjithë procesi i shqyrtimit të kandidaturave deri në përzgjedhjen e atyre që plotësojnë kushtet ligjore.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme