Kërcënohet me vdekje kreu i KQZ-së Klement Zguri dhe familja e tij

Kërcënohet me vdekje kreu i KQZ-së Klement Zguri dhe familja e tij

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka marrë në mbrojtje Zotin Zguri dhe familjen e tij.

Nuk dihen ende arsyet e kërcënimit, por një ditë më parë, duke diskutuar për shifrat e ndryshme të pjesëmarrjes që KQZ raportoi në zgjedhjet e 30 qershorit, Zguri propozoi hetimin administrativ të të gjithë procesverbaleve dhe dokumentacioneve të kutive të votimit.

Ai argumentoi se hetimi duhej për të rritur besueshmërinë te KQZ-ja, e cila raportoi shifra të ndryshme pjesëmarrjeje (24.12%; 21.6%; 22.9%) dhe në 30 qershori punoi vetëm me komisionerë socialistë.

Ky propozim u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë, të cilët edhe pse ishin pro një hetimi, e konsideruan kërkesën për të parë procesverbalet si “hapje kutish”.

Edhe më parë Zoti Zguri ka mbajtur qëndrime të forta në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ishte i vetmi anëtar i KQZ-së që kërkoi zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Po ashtu, më 1 korrik, kur në media u raportuan rezultatet e 13 bashkive ku kandidatët socialist kishin fituar me më shumë vota se sa votues, Zguri deklaroi se këto rezultate kontradiktore tregojnë se paaftësi ose parregullsi, si dhe lajmëroi se do të ketë hetime për këto raste:

Të dhënat zyrtare janë në tabelat përmbledhëse. Në rast se tabelat janë kontradiktore janë 2 tregues , ose paaftësie por dhe manipulimi. Se çka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme