KPA shkarkon kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

KPA shkarkon kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, për mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme.

KPA pranoi kështu ankimimin e Komisionerit Publik Florian Hysa, për vendimin e konfirmimit në detyrë dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2018.

KPA, pas hetimit të pasurisë, arriti në përfundimin se Zoti Zaganjori nuk mund të justifikojë pasuritë e paluajtëshme të vënë ndër vite dhe shkollimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht dokumenteve shtesë që Zaganjori paraqiti gjatë seancave në KPA, ato nuk sillnin asnjë provë konkrete për burime të tjera të ligjshme pasurie, krahas atyre që ai kishte deklaruar më parë.

Trupa e KPA-së që mori vendimin përbëhej nga Albana Shtylla, Rezarta  Schuetz, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo. Vendimi i KPA-së vendim i formës së prerë.

Siç Exit.al ka sqaruar më parë, vendimi i KPK-së për të konfimuar në detyrë Zaganjorin, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë dhe provave të qarta për ‘evasion fiskal’ – sipas KPK-së evasioni fiskal i bërë nga Zaganjori ishte ‘i ligjshëm’ – tregoi standardet e dyfishta të procesit të vetingut.

Konfirmimi në detyrë nga KPK i dha mundësinë Zaganjorit që të hapte një thirrje të paligjshme në gusht 2018 për kandidatë shtesë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke i ardhur në ndihmë qeverisë për të arnuar një reformë të hartuar keq dhe në mënyrë të pamenduar në letër, e cila po dështon pothuajse në çdo hap të zbatimit të saj.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme