KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Zguri, vendim i ndikuar politikisht

KQZ shpall rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Zguri, vendim i ndikuar politikisht Komisioni Qendror Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Klement Zguri, Kryetari i KQZ votoi kundra rezultatit të shpallur nga KQZ. Ndërsa 4 anëtarët socialistë të KQZ votuan pro. Zguri e quajti vendimin e sotëm të KQZ-së, një vendim politik dhe jo të bazuar në ligj.

“Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike”.

Zguri argumentoi se puna e KQZ gjatë këtyre muajve nuk duhet të ‘kthehet në standard pune në të ardhmen’.

“Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër.

Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, tha në fund Zguri.

Zgjedhjet e 30 qershorit u bojkotuan nga partitë e opozitës. Në 31 bashki të vendit kandidoi vetëm kandidati i Partisë Socialiste. Ndërsa në 21 bashki të vendit kandiduan dy kandidatë, një nga PS dhe një kandidatë nga partia Bindja Demokratike, kjo e fundit me vendim të Gjykatës së Durrësit dhe të OSBE-ODIHR u regjistrua në zgjedhje në shkelje të ligjit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme