Kryetarja e KLGJ-së pranon problemet në drejtësi nga mungesa e Gjykatës së Lartë

Kryetarja e KLGJ-së pranon problemet në drejtësi nga mungesa e Gjykatës së Lartë Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami pranoi se sistemi i drejtësisë ‘po vuan’ nga mungesa e Gjykatës së Lartë.

Duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, zonja Llagami tha se formimi i Gjykatës së Lartë është prioritet i KLGJ-së, por se nuk mund të bëhen pjesë e sistemit të ri gjyqtarë të pavetuar:

“Jemi koshient që sistemi sot po vuan dhe është në situatë të vështirë, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Krijimi i gjykatës së Lartë ka qenë shqetësimi ynë i parë.

Për Gjykatën e Lartë prioritet ka qenë që kandidatët duhet të kenë integritet dhe profesionalizëm. 

Është hera e parë që kandidatët për GjL do i nënshtrohen procedurave të verifikimit.”

Zonja Llagami parashikoi që në shtator mund të bëhen emërimet e para në GjL dhe më pas të fillojë funskionimi i saj:

“Në vjeshtë do të kemi emërimet e reja. Në shtator do të kemi Gjykatën e Lartë.”

Kryetarja e KLGJ-së foli dhe për problemet që i ka shkaktuar sistemit të drejtësisë në tërësi procesi i vetingut:

“Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu.”

Nga 19 anëtarë që duhet të ketë Gjykata e Lartë, aktualisht ka vetëm dy anëtarë: Ardian Dvorani dhe Xhezair Zaganjori. Ky i fundit nuk është konfimuar ende me vendim përfundimtar, pasi ndaj tij vazhdon procesi i vetingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Deri në janar 2019, në GjL kishte një stok prej 29 mijë dosjesh të prapambetura. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2018, gjykata ka shqyrtuar vetëm 1673 çështje, ndërsa janë regjistruar të paktën 8563 çështje të reja.

Krahasuar me vitin 2015, kur numri i çështjeve të prapambetura në GJL ishte 11, 357, në fund të vitin 2018, numri i dosjeve është trefishuar.

 

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme