Manovra skandaloze – Gjykata e Durrësit rishqyrton mandatin e kryebashkiakes së rrëzuar

Manovra skandaloze – Gjykata e Durrësit rishqyrton mandatin e kryebashkiakes së rrëzuar

Partia Socialiste, me një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako.

Ky veprim vjen pas vendimit të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.

Partia Socialiste, në vend që të apelonte vendimin e gjyqtares në gjykatën e Apelit, ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, me një gjykatës të ri, me shumë gjasa të zgjedhur nga ata vetë.

Pa kaluar as 24 orë nga dorëzimi i padisë, Gjykata e Durrësit po shqyrton në këto momente, padinë e PS-së.

Kjo manovër e PS-së është e paprecedentë sepse ligjërisht dhe praktikisht mandati është kërkuar gjithnjë nga kandidati, dhe jo nga partia. Më këtë veprim, Partia Socialiste po krijon drejtësi private, duke i dhënë fund shtetit të së drejtës.

Seanca po zhvillohet në këto momente dhe me shumë gjasa, gjykatësi Shpëtim Reka do të certifikojë mandatin e Valbona Sakos.

Gjyqtari Shpëtim Reka dhe bashkëshortja e tij Flora Reka, prokurore në Durrës, njihen si një nga familjet më të pasura të drejtësisë shqiptare.

8 komente

  1. t 19 Korrik, 2019 në 11:24 am

    Prokurorja Reka eshte profesioniste,por jo militante,kurse i shoqi,gjykatesi Reka,njihet boterisht si militant i ps,dhe pa asnje diskutim qe do beje ate qe do i thote partia

    • Famagjo fagjo 28 Shtator, 2019 në 2:15 pm

      Nuk e shikoj ashtu, Shpëtim Reka është gjykatës profesionist,i pa anshëm dhe i ndershëm në punën e tijë.
      Në të kundërtën Flora është mospërfillse , neglizhente e pa aftë dhe kryeneçe,Të gjitha këto përfshihen në mendjemadhsinë e të qënit prokurore,ndaj njërzve të thjeshtë, për të ardhur keq por unë kam tre muaj që pres një përgjigje nga ana e sajë që duhet të ishte dhënë tre ditë pas ankimimit tim në polici,por kaluan tre muaj dhe sa do kalojnë. Prandaj i këshillojë njërëzit ti vlersojnë njërzit sipas punës dhe jo sipas militantizmit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme