Fillon përgatitja për prishjen e Teatrit Kombëtar

Fillon përgatitja për prishjen e Teatrit Kombëtar Momente nga nxjerrja e materialeve nga Teatri Kombëtar

Duket se qeveria po i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Ministria e Kulturës ka urdhëruar heqjen e materialeve nga ambientet e teatrit.

Mbrëmjen e djeshme dhe sot janë vë re punëtorë që po nxjerrin materialet nga ambientet e Teatrit Kombëtar, një nga dy godinat e kompleksit teatror.

Më herët, më 3 qershor, u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave që autorizon ngritjen e komisionit për negocimin e kontratës me kompaninë private. Ky vendim është miratuar më 4 prill 2019 në Këshillin e Ministrave, por nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, siç është vepruar me vendimet e tjera të marrë atë ditë.

Ky vendim është hapi i parë konkret për prishjen e teatrit dhe nisjes së ndërtimit të teatrit të ri dhe gjashtë kullave rreth tij, siç e parashikon “ligji special” për teatrin.

Sipas VKM-së së miratuar, së shpejti duhet të publikohet thirrja për projekte në lidhje me zhvillimin e zonës. Siç Exit.al ka raportuar më parë, ka shumë mundësi që arkitekti Bjarke Ingels të jetë tërhequr nga ky projekt.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë  e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 18 muajsh, është shprehur e vendosur se “do të mbrojë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht”.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme