Pas Durrësit, PS kërkon dhe mandatin e Vorës në gjykatë

Pas Durrësit, PS kërkon dhe mandatin e Vorës në gjykatë

Njësoj si për mandatin e Bashkisë Durrës, Partia Socialiste dërgoi sot në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohje të mandatit të kryebashiakut të zgjedhur të Vorës, Agim Kajmaku.

Më 15 korrik, gjyqtarja e Tiranës Ariana Gunbardhi refuzoi t’i njohë Kajmakut mandatin dhe shpalli moskompetencën për të gjykuar çështjen, duka ia dërguar atë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Duket se Kajmaku nuk ka pritur vendimin e Gjykatës Administriative, por me kërkesë të Partisë Socialiste ka kërkuar në të njëjtën gjykatë rishqyrtim të çështjes.

Të njëjtën mënyrë të dyshimtë Partia Socialiste ka ndjekur dhe për të marrë mandatin e Bashkisë Durrës, të cilin e mori sot.

Siç Exit.al shpjegoi më parë, kërkesa e PS-së për njohjen e mandatit nuk duhet të merrej parasysh pasi së pari, Agim Kajmaku ka qenë kandidat i Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe jo i Partisë Socialiste.

Së dyti, mandati është dhënë në emër personal dhe jo në emër të koalicionit apo të Partisë Socialiste, ndaj i vetmi subjekt që legjitimohet për kërkesën e njohjes së mandatit është vetë kandidatja.

Partia Socialiste bëhet kështu e para parti në historinë e Shqipërisë, që kërkon legjitimin e kryebashkiakut të zgjedhur.

Njëjtë si në rastin e Durrësit, me shumë gjasa gjykatësi që do të marrë në dorëzim çështjen, do të vendosë pro dhënies së mandatit të Bashkisë vorë.

1 koment

  1. Ardian 19 Korrik, 2019 në 7:50 pm

    mandati duhej te ishte pranuar qe me te paren pasi ishin zgjedhjet te lira, edhe kur KQZ del me nje njoftim paraprak nuk do te thot se eshte njftimi zyrtar kshu qe ai e meriton mandatin.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme