Pas FRONTEX, në Shqipëri vjen dhe Europoli

Pas FRONTEX, në Shqipëri vjen dhe Europoli Ministri Lleshaj gjatë ceremonisë së ardhjes së Europolit në Shqipëri

Shqipëria do të jetë shteti i parë në Ballkanin Perëndimor ku Europoli do të ketë të vendosur një oficer, i cili do të bashkëpunojë me policinë.

Prezantimin e këtij vendimi e bëri Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot, gjatë një ceremonie. Zoti Lleshaj e quajti ardhjen e oficerit të  Europol si “integrimi de facto i Shqipërisë në BE”:

“Përpjekja jonë për integrim në Bashkimin Europian po konkretizohet përditë e më shumë në element konkretë dhe praktikë. Hapja e Zyrës së EUROPOL në Tiranë, […] na bën të ndihemi mirë.

Në njëfarë mënyre, ne po realizojmë hapa që shënjojnë njëfarë integrimi de facto. Ky integrim de facto në BE, besoj që është rruga më e drejtë për të arritur dalëngadalë e të sigurt drejt integrimit de jure.”

Sipas ministrit Lleshaj, ardhja e oficerit të Europol lidhet me rritjen e lëvizjes së qytetarëve në kufijtë shqiptarë:

“Vetëm në 10 vitet e fundit, numri i njerëzve që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur gati 160 për qind.

Mjaftojnë vetëm kjo shifër për të treguar nivelin e jashtëzakonshëm që ka arritur lëvizja e njerëzve dhe mallrave. Kjo dinamikë e lartë shkëmbimesh është një lajm shumë i mirë, dhe pikërisht për këtë shoqërohet edhe nga një sfidë e madhe, si ta forcojmë nivelin e integrimit pa kompromentuar sigurinë?”

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu tha se oficeri do të bashkëpunojë me policinë për të luftur krimin e organizuar:

“Europol synon të përmirësojë bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese kundër krimit të organizuar.”

Vendosja e një oficeri të Europolit në Shqipëri vjen dy muaj pasi FRONTEX, misioni i BE-së për ruajtjen e kufijve, vendosi në kufijtë shqiptarë rreth 50 policë për të siguruar mbrojtje nga emigracioni i paligjshëm që në kufijtë e jashtëm të vendeve europiane.

Aktualisht, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë vendosur 50 oficerë policie nga vende të ndryshme të BE-së, 16 makina patrullimit dhe 1 makinë me aparaturë për identifikimi termik të emigrantëve për të mbështetur vendin tonë ne luftën kundër emigracionit dhe krimit ndërkufitar.

Këto vendime të njëpasnjëshme duken si masa direkte që BE po ndërmerr për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës që po i vjen nga Shqipëria, pas dështimit të qeverisë shqiptare.

2 komente

  1. Saimir 11 Korrik, 2019 në 2:19 pm

    Europoli e Fronteksi etj etj, jane te fundit, po ndonje kryeministerpoli, a do te sillni se na plaset. A shtru kamkryq stalinizmi qysh ne 1949, e nuk po na e hiqni qafe

  2. Mark 11 Korrik, 2019 në 8:20 pm

    Llesh sandri deklaroj se po bashkepunojme me njesite operacionale europiane duke permbushur keshtu detyrimet per ne Be. Perralla te tilla tregoju ne Merkurth Ata erdhen ketu se policia nuk u be policia qe duan qytetaret por ajo qe ju duhej krimit mafies gangsterve gjushit sejdinit ndreut ulsiut damiankes ndokeve tahirit doshkodoshve e bajraabdylve e tj. te tj. bandit e grupe mafioze Europa ka ardhur ketu si protektorat policor Bravo lleshsandri Ajo qe po ben si duhet ne shembellim te gramozit e ministrave te tjere komunist te brendshem eshte se ju je qepur qytetarve protestuesve e njerzve ne halle tek i burgos per hiq gje Qe i merr ne dy te nates duke shkelur rende ligjin per te drejtat e njeriut. Madje i ke tejkaluar edhe paraardhesit e tu monist duke perdorur gaz helmues. Rama nga ti ruhet me 100 200 forca policie e ekspert te fnsh. Kjo nuk ndodhte as me diktatorin enver hoxha. Ata tetar lleshi jane ketu se tunelet tona te dulles per mbrojtje jane mbushur me droge e mafia nderkombetare e ka qender operacionale per veprime ne europe vendin tone. Shkurt lleshsandrer kimiku skane ma besim as tek jo e jo por as tek agai juaj rama

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme