PD padit komisionerët e Kukësit: Rezultojnë se kanë votuar qytetarë që s’kanë qenë në Shqipëri

PD padit komisionerët e Kukësit: Rezultojnë se kanë votuar qytetarë që s’kanë qenë në Shqipëri

Partia Demokratike kallëzoi në prokurori komisionerët e 14 qendrave të votimit në Kukës, pasi i akuzon ata për manipulime në zgjedhjet e 30 qershorit.

PD pretendon se në Kukës, në listat e votuesve, rezultojnë se ‘kanë votuar’ persona që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Duke dyshuar për shkelje të ligjit dhe manipulime nga komisionerët, PD kërkon verifikimin e listave të votuesve me të dhënat nga sistemi TIMS, si dhe numrin e fletëve në secilën kuti votimi.

Dy ditë më parë, edhe Partia Bindja Demokratike i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të bëjë publik dokumentacionin për çdo kuti votimi në disa bashki (Durrës, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Skrapar, Maliq etj) pasi kishin të dhëna se rezulojnë të ketë votuar dhe persona që nuk kanë qenë në Shqipëri. Me shumicë votash, KQZ i rrëzoi këto kërkesa.

Ndërkohë një ditë më parë, PD dhe shtatë partitë aleate të saj i kërkuan KQZ-së të gjithë dokumentacionin lidhur me kutitë e votimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kërkesa e opozitës është bazuar në dyshimet për manipulim gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave që erdhën si nga pamundësia e opozitës për t’u përfaqësuar në administratë zgjedhore, ashtu dhe nga prova të shumta gjatë mbikëqyrjes së votimeve dhe procesit të numërimit.

Sipas ligjit, KQZ ka 10 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së opozitës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme