Presidenti Meta: Ligji për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, simbol i kapjes së shtetit

Presidenti Meta: Ligji për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, simbol i kapjes së shtetit

Presidenti Meta dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pas daljes nga gjykata, Presidenti Meta deklaroi:

‘Ligji për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është një simbol, një kryevepër ku si asnjë herë më parë po kryhet në harmoni të plotë një krim kushtetues, kombëtar, kulturor, e gjitha kjo vetëm në interesa të asaj që mund ta quaj ‘rule of oligarchs’ (sundimi i oligarkëve).’

Siç Exit.al ka shpjeguar më parë, ligji ‘special’ për Teatrin Kombëtar është në shkelje të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Për kët arsye, në korrik 2018, Presidenti Meta nuk e dekretoi ligjin dhe e kthey atë në parlament.

Veprimi i sotëm i presidentit vjen dhe si përgjigje ndaj vendimeve të qeverisë për të rrethuar sot Teatrin me policë, me qëllimin lirimin e mjediseve dhe nisjen me shembjen e tij.

Sot në mëngjes herët, forca të shumta policie rrethuan teatrin dhe tentuan të fusin brenda punonjësit për të nxjerrë materialet teatrore. Pas futjes së punonjësve brenda mjediseve të Teatrit, qindra qytetarë e artistë u përplasën me policinë dhe arritën të fundën brenda në sallat e teatrit.

Gjatë përplasjeve,  policia dhunoi regjisorët Robert dhe Edmond Budina.

Presidenti Meta e quajti të të turpshëm rrethimin e Teatrit Kombëtar nga policia dhe dhunën që ajo po ushtron mbi qytetarët.

Momentalisht qytetarë e artistë po protestojnë si brenda mjediseve të teatrit, ashtu dhe jashtë tij.

Qytetarët që ndodhen brenda Teatrit nxorrën me forcë policët që ndodheshin brenda sallave. Ndërkohë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërprerë energjinë elektrike në mjediset e Teatrit Kombëtar.

Protestës së qytetarëve e artistëve i është bashkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish deputetët Agron Shehaj, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Edi Paloka, Gert Bogdani, zyrtarë të PD-së si Çlirim Gjata e Taulanda Jupi.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme