Presidenti Meta dënon dhunën policore ndaj Edmond Budinës: Turp!

Presidenti Meta dënon dhunën policore ndaj Edmond Budinës: Turp!

Presidenti Ilir Meta reagoi sot për përplasjet midis qytetarëve dhe policisë te Teatri Kombëtar, duke e konsideruar të turpshëm rrethimin e Teatrit Kombëtar nga forcat e policisë. Në postimin e tij në rrjetin social ai i bëri thirrje policisë të distancohet nga dhuna ndaj artistëve dhe qytetarëve, të cilët po protestojnë në mbrojtje të Teatrit.

Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!

Policia e shtetit, policia bashkiake dhe ajo private rrethuan sot që rreth orës 7:00 të mëngjesit Teatrin Kombëtar.

Qytetarë të shumtë iu përgjigjën thirrjeve të artistëve duke u mbledhur në shesh. Përplasjet u përshkallëzuan rreth orës 9:50 pasi punonjës u futën nga policia në Teatër për të zbrazur godinat, ndërsa më herët policia dhunoi regjisorin Robert Budina.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme