Presidenti nuk dekreton emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Presidenti nuk dekreton emërimin e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave

Presidenti Meta nuk dekretoi sot emërimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Në dekretin e bërë publik sot, presidenti sqaron se ky vendim u mor pasi u vlerësuan disa elementë të kandidimit dhe procesit të votimi, ku më kryesori ishte posti politik si kryetar i Partisë Socialdemokrate që Gjinushi ka mbajtur pa ndërprerje që nga themelimi deri më 24 maj 2019, në datë e garës për këtë post.

Në relacionin shoqërues, presidenti shkruan se:

“Kërkesa për kandidim e Skënder Gjinushi është paraqitur me shkresë të protokolluar nr.89/15 prot, datë 10 maj 2019, ndërsa shkresa për dorëheqjet nga funksionet partiake është bërë më 15 maj 2019.”

Nga verifikimet e presidentit në gjykatë, rezultoi se Zoti Gjinushi ka qenë zyrtarisht kryetar i PSD-së në mënyrë të pandërprerë, që prej themelimit të saj më 22 prill 1991 deri më 6 qershor 2019, datë kur Gjykata Tiranë ka vendosur ndryshimin e emrit të Kryetarit të kësaj force politike, për shkak të dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit.

Sipas këtij informacioni më 24 maj 2019, ditë e realizimit të procesit zgjedhor për Kryetar të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ligjërisht figuron në postin drejtues të Kryetarit të Partisë Social Demokrate.

Siç edhe Exit.al ka shpjeguar më parë, zgjedhja në krye të Akademisë së Shkencave të një personi me post politik është shkelje e nenit 6 të Ligjit për Akademinë e Shkencave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme