PS fiton Urën Vajgurore me më shumë vota se sa votues

PS fiton Urën Vajgurore me më shumë vota se sa votues

Ishte e pritshme që Partia Socialiste t’i fitonte Bashkitë ku kandidonte e vetme me kandidatët e saj, por në Bashkinë Ura Vajgurore, ndodhi që kandidatja socialiste të fitojë me më shumë vota nga sa kishte votues. Sipas të dhënave të përcjella nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Urën Vajgurore votuan 5 900 qytetarë (19.18%), por vetë KQZ-ja raporton se janë numëruar 7 666 vota për zonjën Juliana Memaj, kandidate e vetme. Kështu në mënyrë zyrtare  KQZ pranoi se në kutitë e votimit ka patur  1 766 vota më tepër.

Partia Socialiste vuri një rekord në bashkinë Urën Vajgurore duke fituar me 129%, ku garonte e vetme.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme