SPAK, KLP përfundon intervistimin e kandidatëve

SPAK, KLP përfundon intervistimin e kandidatëve KLP

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK, i ka paraqitur sot një raport KLP-së, pas përfundimit të intervistave me kandidatët. Sipas rregulloreve të KLP-së, vetëm prokurorët që tashmë janë konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar nga të dy institucionet e vetingut (KPK dhe KPA) mund të emërohet në SPAK.

Deri më tani 3 prokurorë kanë marrë një vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut. Ndërsa, 5 prokurorë, ndër to dhe Donika Prela , e cila po pret ende vendimet nga Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit pasi Komisionerët Publikë kanë apeluar vendimet e KPK-së për konfirmimet e tyre në detyrë.

Më 5 prill, KLP bëri publike listën e plotë të kandidatëve me 25 emra. Por dy prej tyre, Eugen Beci dhe Shkëlzen Cena nuk kaluan dot procesin e vetingut dhe u shkarkuan. Ndërsa, 3 kandidatët Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino u skualifikuan sepse ishin pjesë e sistemit të drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) nisi në fillim të korrikut intervistimin e 22 prokurorëve kandidatë për në Prokurorinë Speciale, e njohur si SPAK.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme