4 arsye përse duhet të udhëtosh me partnerin

Nga Alice Elizabeth Taylor
4 arsye përse duhet të udhëtosh me partnerin

 Udhëtimet me makinë janë fantastike; ato janë të lehta, praktike dhe mënyra më adventureske për të parë shumë vende në Ballkanin Perëndimor. Udhëtimet më makinë, në veçanti, janë eksperienca për tu ndarë me miqtë, familjen, ose partneritn.

Të nisësh për një udhëtim me makinë me partnerin është një mënyrë e mirë dhe për të njohur njëri tjetrin më mirë, për tu kënaqur, dhe për të parë vende të reja. Kostot po ashtu nuk janë shumë të larta. Në veçanti në Shqipëri, ku transporti publik është pak I besueshmë, ndonjëherë, të zgjedhësh të udhëtosh me makinë është mundësi më e mirë.

Më poshtë kam përmbledhur 4 arsyet pse të zgjedhësh të udhëtosh me partnerin tënd është ide e mirë.

Krijon kujtime

Kur udhëton diku, do të shikosh pak më shumë se sa thjesht një hotel apo rezort, dhe të udhëtosh me makinë është një mundësi shumë e mirë për ta bërë këtë. Kujtimet që do të krijoni bashkë nuk kanë çmim.

Për më tepër, mund të mësoni gjëra të reja për vendet që po vizitoni, zakonet dhe sjelljen e tyre në rrugë.

Për shembull, a e dinit se në Qipro ëshët e paligjshme të pish çfarë dolloj pije kur je duke i dhënë makinës, përfshirë këtu edhe pijet joalkooolike, si ujë, qumësht ose pijet me gaz? Qeveria mendon se çdo lloj pije gjatë udhëtimit të shpërqendron.

Në Shqipëri duket sikur nuk ka rregulla, çdo kush zbaton rregullin e tij.

Por nga ana tjetër duhet të kontrolloni për ligje apo rregulla të çmendura në çdo vend. Ju nuk dëshironi të krijoni kujtime negative, vetëm për shkak të disa rregullave.

Krijon besim

Imagjino, për orë të tëra ke udhëtuar në rivierën shqiptare pa pushim dhe je gati të gjesh një vend për të ndaluar. Partneri yt që po i jep makinës është i sigurt që është në drejtimin e duhur, ndërsa ti mendon se ka marrë kthesën e gabuar, sepse duhet të ishin tek një vend i caktuar 30 minuta më parë. Por megjithë dyshimet e tua, ju arrini në vendin e duhur.

Kur je larg shëtpisë tëndë, në veçanti kur udhëton për një kohë të gjatë, mund të jetë e vështirë të lesh dikë të të tregojë rrugën. Por ti mëson t’i besosh më shumë partnerit tënd dhe të bashkëpunosh me të për të arritur atje ku doni.

Shijoni kohë me njëri tjetrin

Kur jeni vetëm ju të dy, ka dy mundësi se si mund të rrjedhin gjërat: ose mund të përfundoni duke u zënë për gjëra koti dhe të betoheni që asnjëherë më nuk do të ndërmerrni një udhëtim të tillë, ose , me shumë gjasa, mund të relaksoheni dhe të mësoni të vlerësoni shoqërinë e njëri-tjetrit.

Eksperiencat që do ët keni në udhëtimin tuaj vetëm ju të dy janë shumë më të mira se sa pushimet që mund t’i kaloni në një rezort. Ato janë të mbushura me aventura dhe ju mund të shihnë një anë tjetër shumë interesante të partnerit tuaj.

Provon gjëra të reja

Ti mund të pëlqesh një gjë, partneri një gjë tjetër. Kur udhëton me makinë ka më shumë gjasa të provosh gjëra të reja, dhe je më i gatshëm të arrish në kompromis.

Të provosh gjëra të reja është e gjithë bukuria e udhëtimit, të ndalosh në vende të ndryshme dhe të marrësh rrugë të ndryshme në vend të atyre të zakonshme të planifikuar do të thotë të mësosh më shumë për një vend. Me shumë gjasa, nuk do të bëheni pishman nëse vendosni që këtë verë të bëni një udhëtim me makinë!


Publikuar më parë tek The Balkanista.

Përkthyer nga Exit.al.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme