613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj ankimon vendimin për ekstradimin në Shqipëri

613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj ankimon vendimin për ekstradimin në Shqipëri Arbër Çekaj

Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit të bananeve ku u gjetën 613 kilogramë kokainë, nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri pasi dyshon se i rrezikohet jeta.

Sot Çekaj apeloi vendimin e gjykatës së Dusseldorfit, dhënë 3 javë më parë, pro ekstradimit të tij në Shqipëri.

Ai ka kërkuar dhe azil politik në Gjermani, por nuk ka marrë ende përgjigje nga autoritetet vendase.

Arbër Çekaj akuzohet në Shqipëri për trafik  ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në shkurt 2018, 613 kilogramë kokainë kolumbiane u trafikuan në Shqipëri përmes kontejnerët të bananeve të porositura nga firma shqiptare “Arbi Garden”, në pronësi të Arbër Çekajt. Në flagrancë u arrestuan menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku.

Ndërsa pronari i kompanisë Arbër Çekaj u shpall në kërkim. Ai u arrestua më 4 maj 2018 në Gjermani për llogari të drejtësisë shqiptare.

Megjithatë pas arrestit, edhe prokuroria gjermane nisi hetimet për Çekajn pasi kishte dyshime se ai ishte përfshirë në aktivitet kriminal dhe në Gjermani.

Aktualisht në Shqipëri, prokuroria ka mbyll hetimet për këtë çështje dhe ka arritur në përfundimin  se 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kokainës e trafikuar ndonjëherë në Shqipëri, është trafikuar vetëm nga Arbër Çekaj, pa bashkëpunuar me askënd tjetër.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme