Ambasada amerikane shpjegon vetingun me një tjetër video për reformën në drejtësi

Ambasada amerikane shpjegon vetingun me një tjetër video për reformën në drejtësi

Ambasada Amerikane në Tiranë, postoi sot një tjetër video ku shpjegonte reformën në drejtësi.

Postimin në Facebook, ambasada e shoqëroi me një ftesë për qytetarët shqiptarë që të njihen edhe më shumë me reformën dhe në veçanti me vetingun.

Më 22 korrik ambasada pati publikuar një tjetër video për reformën, e cila ishte keqinformuese pasi nuk përmendte shkeljet e Kushtetutës dhe përqendrimin e vetingut në shumë raste vetëm te verifikimi i pasurisë.

Edhe në videon e sotme ambasada nuk ka përmendur rastet e tilla.

Në video, fillimisht, thuhet se sipas një sondazhi të vitit 2012, 25 për qind e gjyqtarëve kishin pranuar se në sallat e gjyqeve kishte korrupsion, ndërsa 57 për qind kishte pranuar edhe se kishte ndërhyrje të politikës në vendimmarrje.

Kjo gjë kishte nxitur opinionin publik të mos kishte besim te gjykatësit dhe prokurorët, të cilët duke qenë të korruptuar shiheshin të paprekshëm pasi qëndronin mbi ligjin.

Për të trajtuar këtë problematikë, reforma në drejtësi ka parashikuar procesin e vetingut, të cilin ambasada e shpjegon kështu:

Rivlerësimi, vetingu, shqyrton tri kategori. Pasuritë e pashpjegueshme. Lidhje me krimin e organizuar, apo aftësitë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo KPK, një komision 12 anëtarësh, shqyrton deklaratat dhe hetimet për pasurinë, informacion në lidhje me krimin e organizuar, si dhe historikun profesional të kandidatit.

Për të garantuar që procesi është transparent dhe nuk është i kapur nga politika, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM,  i përbërë nga ekspertë amerikanë dhe evropianë mbikëqyrin procesin. Ata mund të kërkojnë dokumenta, të drejtojnë pyetje, të paraqesin opinione dhe të kërkojnë apelimin e një vendimi. Ashtu si ONM edhe kandidati apo komisioneri publik, mund ta apelojnë vendimin e KPK-ës.

Pasi kryhet ky apelim, ai shkon në Kolegjin e Apelimit, një gjykatë e nivelit të lartë me 7 gjyqtarë. ONM mbikëqyr edhe Kolegjin e Apelimit, i cili është niveli i fundit i shqyrtimit në Shqipëri.

Kandidatët që kalojnë vetingun vazhdojnë të shërbejnë si gjyqtarë dhe prokurorë. Ata që dështojnë bazuar në pasuri të pashpjegueshme apo në lidhje me krimin e organizuar shkarkohen.

Nëse gjyqtari apo prokurori gjendet i paaftë, ai ose ajo mund të shkarkohet ose mund t’I duhet të kthehet në shkollën e maxhistraturës.

Synimi i procesit të vetingut është të krijojë një sistem me gjyqtarë dhe prokurorë kompetentë.

Ky është vetingu. Nuk ka qenë një proces i lehtë, por eliminimi i korrupsionit dhe rindërtimi i besimit nuk janë të lehtë. Në ditët e shkuara, cilido me para apo pushtet mund të çonte vendimet e gjyqtarit apo prokurorit në favor të vet. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar vetingun do të veprojnë sipas rregullave dhe kushdo do të jetë i barabartë përpara ligjit.

2 komente

  1. Altjer xhaferi 6 Gusht, 2019 në 11:03 am

    Po te na shpetojne qendrimet ambasada amerikane per drogen ne shqiperi. Per korrupsionin qeveritar. Per vjedhjet qe po Ben naften ne ballsh e fier. Lere reformen se nuk I hep buke popullit se dhe ate po e pushtoni. As paguheni per nje deklarate pro qeverise e thoni dot legena.

    • t 6 Gusht, 2019 në 1:01 pm

      Reforme qe po i sherben politikes dhe veçanerisht pushtetit.Behen zgjedhje te paligjshme me 30 qershor dhe vetem nje gjykatese ne durres ka integritet dhe e quan mandatin te paligjshem(me e keqja po e njejta gjykate ne durres,me tjeter gjykates te nesermen e quan te
      ligjshem mandatin)?!Kjo eshte reforma ne drejtesi o ambasade e sorosit?!Kurse gjykatesit ne 60 bashkite e tjera,nga frika e vetingut i shpallin te ligjshme mandatet.Kjo eshte reforma ne drejtesi.Qofshim gjalle dhe do ta shohim qe: që te gjithe ata gjykates do e kalojne vetingun sepse i sherbyen ketij pushteti te degjeneruar,kurse ajo gjykatesja e durrsit nuk do ta kaloje vetingun sepse iu kundervu pushtetit.
      Ko eshte ref.ne drejtesi qe beri soros dhe tani nuk keni si ti justifikoni ato 9 milion $ te taksapaguesve amerikane qe i shperdoruat gjoja per ref.ne drejtesi duke ja dhene OJF te sorosit.Ajo ref.ju ka ngecur ne dere o ambasade ,me disa shkelje te kushtetutes,dhe nuk dini çte beni tani,por vetem elozhe.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme