Barinjtë përdorin bunkerët për të strehuar bagëtitë

Nga Fatjona Mejdini
Barinjtë përdorin bunkerët për të strehuar bagëtitë

Dhjetëra bunkerë të ndërtuar në gjithë vendin gjatë diktaturës komuniste, përdoren sot nga barinjtë për të strehuar bagëtitë gjatë verës.

Në rajonin malor të Martaneshit, barinjtë kanë ardhur nga Tirana dhe Elbansani, kanë përshtatur mjediset dhe lënë bagëtitë të kullosin në kullotat përreth.

Diktatori Enver Hoxha urdhëroi ndërtimin e dhjetëra mijëra bunkerëve në të gjithë Shqipërinë nga vitet ’60 deri në vitet ’80, nga frika e një pushtimi të jashtëm.

Pas rënies së komunizmit, shumica prej tyre u braktisën apo shkatërruan. Disa të tjerë shërbejnë si pika tërheqëse për turistët e huaj.


Publikuar më parë tek Balkan Insight.

Përkthyer nga Exit.al.

Fotot nga Fatjona Mejdini.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme