Basha: kriza nuk mbyllet me pazar, nuk ulemi në tavolinë me Ramën

Basha: kriza nuk mbyllet me pazar, nuk ulemi në tavolinë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këmbënguli sërish sot se demokratët nuk do të ulen në diskutime me Edi Ramën Kryeministër.

Nga Divjaka, ku ai ishte në një takim me qytetarët dhe mbështetësit e PD-ës, Basha u shpreh se zgjidhja e vetme e krizës sështë “dënimi i atyre që vodhën zgjedhjet dhe largimi i Ramës”.

Për këto Basha tha se do të vazhdohet me protestat:

“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë është prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën Kryeministër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet.  Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit.”

Duke folur me qytetarët e Divjakës dhe mbështetësit e PD-ës, Basha tregoi se korrupsioni dhe shpenzimet e pajustifikuara të qeverisë e kanë larguar vëmendjen nga qytetarët dhe fermerët duke polarizuar shoqërinë:

“Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostira qeveritare, (Kryeministri Rama) ka harxhuar 2,7 miliardë lekë ose 2,3 milionë euro. Transaksionet e Thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk është zhvilluar asnjë tenderm janë 3,8 miliardë lekë ose 3,2 milionë euro. 5,5 milionë euro ka shpenzuar Hajduti Psiqik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psiqik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri.”

Kryetari i PD vlerësoi sërish se diegia e mandateve ishte një veprim politik që i bindi më tej qytetarët se aksionin e opozitës “nuk bëhet për karrige dhe privilegje”, por “për t’u rreshtuar krah njerëzve të thjeshtë kundër qeverisë”.

Basha theksoi gjithashtu rëndimin e qytetarëve me taksa dhe çmime të larta në gjashtë vitet e qeverisë socialiste duke përmendur këtu sidomos çmimin e energjisë elektrike dhe naftës.

Për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryetari i PD-ës këmbënguli sërish se ai është “një process nul dhe kriminal” ndërsa shtoi se demokratët po punojnë që t’i shpalosin qytetarëve alternativën, në mënyrë që “shumicën Rama ik” ta kthejnë në “shumicë qeverisëse”.

1 koment

  1. t 7 Gusht, 2019 në 2:52 pm

    5 muaj protesta,mijra e mijra protestues dhe rezultati:zhgenjim total.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme