Basha: Valdrin Pjetri si Elvis Roshi, fshehu të shkuarën dhe mbrohet nga Rama

Basha: Valdrin Pjetri si Elvis Roshi, fshehu të shkuarën dhe mbrohet nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Rama se po mbron kryebashkiakun e Shkodrës Valdrin Pjetri nga hetimet për të shkuarën e tij kriminale.

Me anë të një videoje në Facebook, Zoti Basha shkruan:

“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.”

Zoti Basha e krahasoi Valdrin Pjetrin e ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, i cili u shkarkua nga detyra pas denoncimit të së shkuarës së tij kriminale nga opozita:

“Valdrin Pjetri është dëbuar nga Italia për trafik droge. Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit antimafia.”

Pas denoncimit të PD-së, një javë më parë, për të shkuarën kriminale të Valdrin Pjetrit dhe falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit, prokuroria ka nisur hetimet. Por sipas kreut të opozitës, ‘për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci’, pasi Rama mban pushtetin me ndihmën e bandave

Zoti Basha tha se zgjidhja e vetme për të çliruar Shqipërinë nga krimi është largimi i Edi Ramës:

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.”

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme