Bashkia Tiranë ngre monument për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdoganit

Nga Alba Mborja
Bashkia Tiranë ngre monument për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdoganit

Bashkia Tiranë ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016. Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i ka dhënë emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Memoriali përmban emrat e 251 qytetarëve të vrarë në mbrojtje të qeverisë së Presidentit Erdogan, gjatë tentativës për grusht shteti tre vjet më parë në Turqi.

Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që i ngre memorial viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Gjithashtu, në vendin tonë nuk ekziston asnjë memorial i ngjashëm për asnjë vend tjetër në botë.

Nuk është e qartë se kur, mbi bazë të cilit motiv dhe procedurave Bashkia ka vendosur ngritjen e memorialit.

Njoftimi për përurimin e rrugës, parkut dhe memorialit nuk është shfaqur në asnjë nga faqet e Bashkisë Tiranë, ku paraqitet çdo aktivitet i saj dhe i drejtuesve të bashkisë. Përkrah Ambasadorit të Turqisë Murat Ahmet Yoruk, në ceremoninë e përurimit ka marë pjesë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Përpara përurimit, Ambasada e Turqisë organizoi edhe “Marshimin e Fitores së Demokracisë”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri te parku që Bashkia Tiranë ka ngritur në nder të viktimave nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Momente nga grumbullimi përpara aktivitetit.

Qeveria e Presidentit Erdogan akuzon imamin Fet’hullah Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit. Gyleni, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999, i mohon kategorikisht akuzat.

Turqia e ka shpallur “Lëvizjen Gylen” organizatë terroriste. Qindra mijë persona të dyshuar si anëtarë të saj janë përballuar me arrestime, burgosje, gjyqe dhe dënime të dyshimta, heqje nga puna etj. Qindra gazetarë janë burgosur pa gjyq, pasi janë konsideruar se shkrimet e tyre përpara grushtit të shtetit kanë mbështetur Lëvizjen Gylen.

Presidenti Erdogan ka qenë mbështetës i flaktë i veprimtarisë në fushën e arsimit të Lëvizjes Gylen. Të dyja palët e kanë mbështetur fuqimisht forcimin e njëra-tjetrës, derisa krisjet mes tyre çuan në një përplasje, ku autoritarizmi i Presidentit Erdogan duket se triumfoi. Praktikisht, Lëvizja Gylen nuk ekziston më në Turqi.

Ky park u përurua vetëm tri ditë përpara vizitës së Kryeministrit Edi Rama në shtëpinë e pushimit të Presidentit Erdogan. Pas kthimit nga Turqia, Rama dha lajmin se në shtator Air Albania do të nisë fluturime drejt Italisë. Deri tani, Air Albania ka përdor një avion të Turkish Airlines, të lyer me flamurin shqiptar. 

Pak ditë më pas, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Sylejman Sojllu, vizitoi Tiranën. Pas takimeve me Ministrin Lleshaj dhe me Kryeministrin Rama, ai tha se palët kishin marrë “vendime të rëndësishme” në lidhje me Lëvizjen Gylen në Shqipëri.

Gjatë vajtjes për në vendin ku u ngrit memoriali turk.

Ashtu si Bashkia Tiranë, që nuk e njoftoi publikun për përurimin e këtij parku te Liqeni i Tiranës, as qeveria nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë vendimesh janë marrë.

Shtypja e Lëvizjes Gylen nga qeveria turke, në Turqi dhe jashtë saj, është kritikuar nga disa vende evropiane dhe organizata në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Pas grushtit të dështuar të shtetit, qeveria i shpalli dëshmorë qytetarët e vrarë në përplasjen me segmente puçiste të ushtrisë. Përgjatë të gjithë Turqisë janë ngritur parqe dhe memoriale që përkujtojnë datën 15 korrik 2016 dhe emrat e viktimave.

Ky është rasti i parë në botë, ku Turqia ngre një memorial me emrat e qytetarëve të vrarë gjatë tentativës për grusht shteti në një vend të huaj. Gjithashtu, ky është rasti i parë që në Shqipëri ngrihet memoriali i viktimave të një grushti shteti të një vendi të huaj.

13 komente

  1. Toro 16 Gusht, 2019 në 1:55 pm

    Ju qifsha rracen pa perjashtim mo rrac qira gjak i prishun mor rrac e pangopun po ca karin do ai memorjal ne shqipri mor hjarpen me zile

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme