DASH: Shqipëria plotëson kriteret minimale të transparencës fiskale

DASH: Shqipëria plotëson kriteret minimale të transparencës fiskale

Shqipëria plotëson kriteret minimale të transparencës fiskale të kërkuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Kjo është gjetja e raportit për transparancen fiskale të DASH për periudhën janar-dhjetor 2018.

Raporti publikohet çdo vit dhe vëzhgon vendet e ndryshme për plotësimin e dy kritereve të transparencës fiskale:

 – Publikimi i dokumentave të buxhetit të shtetit, të mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme—këtu përfshihet të ardhurat dhe shpenzimet për çdo ministri.

 – Transparencë në procesin e prokurimeve publike dhe në miratimin e lejeve për shfrytëzimin e burimeve natyrore— këtu përfshihen transparencë në praktikat tenderuese dhe dhënien e koncesioneve.

Informacione dhe detaje më të shumta raporti jep vetëm për ato shtete të cilat nuk i përmbushin kriteret, prandaj ai nuk përmban detaje për Shqipërinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit në vlerësimin e çdo vendi bazohet në informacionet e grumbulluara nga ambasadat dhe konsullatat e SHBA-ve, insititucione qeveritare amerikane, organizata ndërkombëtare dhe organizata të shoqërisë civile.

Raporti nuk vlerëson nivelin e korrupsionit të një qeverie—transaparenca fiskale nuk është tregues për nivelin e korrupsionit të një qeverie.

Raporti pohon se ai “nuk vlerëson korrupsionin e një vendi. Jo gjithmonë mungesa e transparencës fiskale mund të jetë një faktor tregues për korrupsionin. Po njësoj kjo do të thotë se qeveria e cila “përmbush kushtet minimale të transparencës fiskale” jo domosdoshmërisht reflekton nivel të ulët të korrupsionit”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme