Dhuna ndaj gruas shtatzënë – Albana Vokshi: E turpshme heshtja e Veliajt dhe Ramës

Dhuna ndaj gruas shtatzënë – Albana Vokshi: E turpshme heshtja e Veliajt dhe Ramës

Një ditë pas ngjarjes në Laprakë, ku polici bashkiak goditi me grusht një grua shtatzënë, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi denoncoi heshtjen dhe mosreagimin e Kryebashkiakut Veliaj, Kryeministrit Rama dhe insitucioneve shtetërore.

Për më tepër, policia ka kallëzuar penalisht gruan shtatzënë për kundërshtim të punonjësit të policisë në detyrë.

Në një status në Facebook, Zonja Vokshi, njëkohësisht dhe Kryetare e Lidhjes së Gruas në PD, shkruan:

“Pamjet në videon që u bë virale, janë të denja vetëm për një regjim naziskin. Një polic bashkiak godet si burracak me grusht në bark një grua shtatzanë, e cila po mbronte biznesin e familjes së saj nga mbyllja e paligjshme me urdhrin e Erjon Velisë. Skena është shokuese! Por jo për pushtetin dhe gratë e tij.

Asnjë reagim nuk ka nga Kryetari i Bashkisë.

Heshtja tregon që ndajnë të njëjtin moral. Është e njëjta heshtje kriminale që i rri mbi kokë Erion Velisë për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë, në vendin që reklamohej si ndër më modernët dhe të sigurtit për të punuar në Tiranë.

Morali i rrënuar i pushtetarit arrogant, të pandjeshëm, të dhunshëm me qytetarët është morali që ka injektuar në shoqërinë shqiptare Edi Rama. Edhe ky nuk foli asnjë fjalë për dhunën shtazarake të ndodhur në mes të Tiranës nga një militant i tij, i veshur me uniformën e policit bashkiak.”

Zonja Vokshi vazhdon më tej duke denoncuar dhe heshtjen e grave ministre dhe deputete, të cilat ‘nuk lenë konferencë apo tryezë të rrumbullakët pa mbajtur fjalime të gjata mbushur me arritje virtuale të Qeverisë në mbrojtje të të drejtave të grave’, por heshtën për dhunën e djeshme ndaj gruas shtatzënë.

Zonja Vokshi e mbyll shkrimin e saj duke thënë se e gjithë qeveria ka zgjedhur të heshtë pasi ata nuk janë aty për tu kujdesur për qytetarët, por për tu pasuruar në kurriz të tyre.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme