Eksperti i EURALIUS-it Rado skualifikohet nga gara për ILD dhe Gjykatë Kushtetuese

Eksperti i EURALIUS-it Rado skualifikohet nga gara për ILD dhe Gjykatë Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar nga gara për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe nga ajo për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Klodian Radon, ekspertin e EURALIUS.

Klodian Rado është juristi që, siç Exit.al ka shkruar më parë, i këshilloi Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkelte Kushtetutën për të “deleguar” në Gjykatën e Lartë gjyqtarë të përkohshëm nga gjykatat e rretheve.

KED vendosi ta skualifikojë Radon nga gara për ILD më 3 gusht, duke çuar në katër numrin e kandidatëve për këtë post. Siç Exit.al ka sqaruar më parë, me largimin e Rados nga gara, KED duhet të rihapër thirrjen për aplikime të reja për ILD-së, pasi gara nuk mund të kryhet me katër kandidatë.

Shkak për skualifikimin e tij nga gara është mospasja e 15 viteve përvojë si jurist.

Ndërsa nga gara për anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rado u përjashtua më 30 korrik.

Rado kishte kandiduar për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi më 04.03.2019, dhe për vendin vakant të shpallur nga presidenti më 04.03.2019. Ai u përjashtua nga gara për të dy vendet.

Duke qenë se kushti për pasjen e 15 vjetëve eksperiencë vlen dhe për kandidatët për Gjykatë Kushtetuese, me shumë gjasa, Klodian Rado është përjashtuar nga gara për GJK, për mosplotësim të këtij kushti.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme