Ekspozita ‘Anonymous’ – Arti i rrugës kundër censurës, korrupsionit dhe autokracisë

Nga Alice Elizabeth Taylor
Ekspozita ‘Anonymous’ – Arti i rrugës kundër censurës, korrupsionit dhe autokracisë

Një ekspozitë e re është hapur në Tiranë, por për të nuk do të gjeni njoftime nga Bashkia Tiranë apo reklama të ndryshme në rrjetet sociale.

Ekspozita ‘Anonymous’, siç kuptohet dhe nga emri, është një koleksion i veprave të tetë artistëve anonim të rrugës, të cilët u mbledhën së bashku për të dhënë një mesazh të guximshëm jo vetëm kundër kontrollit të qeverisë mbi artin në përgjithësi dhe artin e rrugës në veçanti, por kundër situatës politike dhe sociale në Shqipëri.

Ekspozita ndodhet në galerinë Scissors Art, brenda mjediseve të Vilës Iron Brush në Tiranë. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në mesin e shtatorit.

Tetë artistë të cilët kanë punuar për këtë ekspozitë mbajnë pseudonimet Kilobajt, Diversanti, Grifsha, Macja e Zezë, Silent Alien, Guerrila , Sanke dhe Truman.

Ekspozita është konceptuar si një qeli, e cila simbolizon dhe artistët e rrugës nën censurën e qeverisë, por dhe Shqipërinë e burgosur nga autokracia, korrupsioni dhe krimi.

Ndërsa ngjisni shkallët për në galeri, do të ndeshni në një pikë kontrolli për vizë dhe një ushtar me logon “Frontex” në veshjet e tij ju ndalon.

Të gjithë muralet janë pikturuar direkt mbi faqet e qelisë, ndërsa dyshemeje e qelisë është e mbushur fletë nga Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti më i rëndësishëm shtetëror.

Mes muraleve ka referenca ndaj Ardit Gjoklajt, 17 vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës, vend nën menaxhimin e Bashkisë Tiranë; gazetës gjermane BILD e cila publikoi përgjimet e vjedhjes së votave në Durrës e Dibër nga Partia Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale; qytetarëve të Astirit të cilët që prej nëntorit po protestojnë kundër projektit klientelist që rrezikon tu prishë shtëpitë; si dhe ndaj polices që humbi gishtin gjatë një proteste të opozitë (Kryebashkiaku Veliaj tha se ajo do ta kishte të vështirë tashmë të gjentë burrë pasi i mungonte gishti).

Më tej nëpër qeli gjen fotot e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Gramoz Ruçit e Taulant Ballës – të gjithë të dyshuar për lidhje me bandat e trafikut të dorgës, dhe poshtë tyre, më të mëdha shkruar fjala “NARCOS”.

Në ekspozitë gjen dhe dedikime për procesin e dështuar të vetingut, të miturve që punojnë në miniera, kultivimi dhe trafikimi i drogës, PPP-të, kapjen e mediave nga qeveria apo kërpudhën e shtrenjtë të Ramës, e cila u thye gjatë protestave të opozitës.

Artistët tregojnë se veçanërisht në Tiranë, bashkia e kontrollon artin e rrugës, duke dhënë leje për pikturat në fasada, muret e pallateve apo kabinat elektrike të kryeqytetit.

Artistët pohuan se punimet e tyre grisen ose fshihen brenda ditës nga punonjësit e Bashkisë, ndaj vendosën të ngrinin ekspozitën brenda një qelie, për të treguar se janë të censuruar.

Diver Santi, një nga artistëve, shprehu zhgënjimin e tij për mënyrën sesi Bashkia e Tiranës jo vetëm kontrollon artin e rrugës duke i dhënë leje vetëm artsitëve ‘të miratuar’ nga pushteti, por dhe gjobit artistët e tjerë në rast se pikturojnë pa leje në fasadat e qytetit.

Artistët sqaruan se kjo gjobë aplikohet vetëm në Bashkinë Tiranë.

“Është një normë që e ka nxjerrë kryebashkiaku i Tiranës dhe jo Bashkitë e tjera. Vetëm e Tiranës. Donte ta monopolizonte këtë formë të artit sepse donte ta kontrollonte. Është formë kontrolli”, sqaroi Diver Santi.

Ekspozita gjithashtu përfaqëson mënyrën se si Shqipëria bllokohet brenda burgut të krijuar nga vetë ajo. Me Evropën jashtë, shumë prej hekurave të qelisë së Shqipërisë janë krijuar nga korrupsioni dhe krimi, dhe shqiptarët dëshpërimisht duan të shpërthejnë, por duket se nuk gjejnë çelësin për të dalë nga qelia.

Ekpozita ‘Anonymous’ do të qëndrojë hapur deri në mes të shtatorit, dhe më pas do të shërbejë si sfond për një ekspozitë me foto nga e gjithë Shqipëria.


Artikulli u përshtat nga artikulli publikuar më parë tek blogu The Balkanista.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme