Galeria e Bregdetit, një vend që duhet vizituar këtë verë

Nga Alice Elizabeth Taylor
Galeria e Bregdetit, një vend që duhet vizituar këtë verë

Nëse do të vizitoni Rivierën këtë verë, atëherë nuk duhet të lëni pa vizituar një vend, Hotelin Picasso në Radhimë, Vlorë. Hotel Picasso nuk është si gjithë hotelët e tjerë, pasi brenda tij ndodhet dhe galleria e artit ‘Galeria e Bregdetit’, e cila është një mundësi unike për të eksloruar artin shqiptar.

Galeria është e pavaruar nga hoteli; ajo ka një hapësirë të veçantë për artistët vendas dhe për artistët e rinj. Aktualisht në galeri po mbahet ekpozita “Pak shi, pak diell”.

Ideja pas kësaj galerie është të eksplorosh mjedisin idilik dhe gjithnjë në ndryshim shqiptar. Teksa vetë natyra luan rolin e saj në sfond, ju mund të eksploroni stilin e veçantë të çdo artisti në interpretimin e natyrës, sjelljen e motit dhe gjendjet emocionale që ato zgjojnë.

Ne faqen e galerisë shkruhet :

“Përjetimi i motit është një emërues i zakonshëm i gjendjes njerëzore. Nga përfshirja në të dhe ndarja e historive pranë vatrës së zjarrit, ose trajtimi i djegies nga dielli me kos pasi luajmë futboll tërë ditën, deri tek përdorja e shprehjes ‘si duket moti’ kur nuk kemi asgjë tjetër për të thënë; moti krijon sfondin dhe vendos tonin e pothuajse çdo skene.”

Vit pas viti, moti përreth nesh dhe ajo që ne presim prej tij ndryshon. Raportet për katastrofat klimatike, ngjarjet e frikshme të motit dhe parashikimet e katastrofave apokaliptike, të gjitha sugjerojnë se mënyra se si po ndryshon klima do të ndikojë në mënyrën se si ne do të jetojmë në 10 vitet e ardhshme.

Ndryshimi i klimës është një temë e diskutueshme në të gjithë botën dhe aktivistët e rinj po përpiqen të ballafaqohen me oligarkët e vjetër në përpjkje për të ndryshuar diçka.Por më shumë se të gjitha këto, ne mund të ndiejmë ndryshimet klimaterike në jetën e përditshme.

 “Ne ndjejmë temperaturat e larta në mes të shkurtit, kur na mjafton vetëm një bluzë dhe shohim sin is stuhia në mes të verës.”

Kjo ekspozitë është një ekspolorim i të gjithë këtyre temave dhe përfshin një listë të gjatë me artistë shqiptarë si Isa Alimusaj, Mustafa Arapi, Luan Borici, Kujtim Cene dhe Adrian Devolli. Për më shumë klikoni këtu.

Më 10 gusht do të hapet një ekspozitë e re, e quajtur “Toka e Askujt”, në të cilën do të mund të shikoni ishullin e Saznit përmes fotografive, hartave të vjetra dhe dokumenta të tjerë historikë. Kjo ekspozitë ka për qëllim të ndërthurrë faktet me estetikën duke u përpjekur të krijojë një ekspozitë si informuese ashtu edhe artistike.

Hoteli Picasso është një biznes familjar i hapur në vitin 2016. Ai ndodhet në Radhimë, dhe të jep mundësinë të shijosh pamjen e mrekullueshme të bregdetit të Vlorës, si dhe të qetësohesh me stilin e tij të thjesht dhe komod. Ai është i hapur për turistët dhe për vizitorët ditorë që janë në kërkim të një pushimi të shpejtë. Ju mund të bëni plazh dhe të shijoni art në të njëjtën kohë.


Publikuar më parë tek The Balkanista.

Përkthyer nga Exit.al.

1 koment

  1. . 4 Gusht, 2019 në 11:34 am

    Kjo publikon projektet qe ka vete interes. Ose me sakt vendlindja saj . E thene nga njeri qe i edhte nxire jeta nga rama. Edhe kto qe vin e qihen per interesa na duheshin, you go girl 😊. Last thing albania needs is one sided people.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme