Lubonja: Reforma në drejtësi kontrollohet nga Rama dhe mbrohet nga ndërkombëtarët

Lubonja: Reforma në drejtësi kontrollohet nga Rama dhe mbrohet nga ndërkombëtarët

“Reforma në Drejtësi kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama dhe mbrohet nga ndërkombëtarët për përfitime të tyre personale,” u shpreh Fatos Lubonja për rubrikën ‘Opinion’ në News24. Ai tha se:

“Është iluzion se ngritja e Gjykatës Kushtetuese do të ndryshojë vendin. Reforma në drejtësi është e kapur nga partia-shtet. Edhe Amerika gabon.

Hahn ka kaq kohë që na thotë ‘reforma në drejtësi’ me të madhe se kanë marrë para këta, hanë e pinë. Pse nuk e dinë ata situatën?! Normalisht që e dinë. Kanë fajin e tyre”.

Lubonja kometoi gjithashtu fushatën e fundit anti-informalitet të Kryeministrit Rama, si dhe bashkëpunimin e krimit me qeverinë.

Për fushatën anti-informalitet, ai u shpreh se Rama përmes kësaj fushate po grumbullon para për t’i shpërndarë më pas tek oligarkët:

“Aksionet nuk më bindin aspak. Rama do të grumbullojë para dhe do t’i shpërdorojë paratë me oligarkët. Opinioni publik do ta ndjejë këtë”.

Ai theksoi se ‘Rama [..] është pjesë e së njëjtës strategji të bashkëpunimit të qeverisë me oligarkët. Tani gjithë oligarkët janë më Ramën, edhe krimi i organizuar është me Edi Ramën’.

Lubonja u shpreh se qytetarët nuk e duan Ramën, por nuk kanë besim se opozita do të sjellë ndryshimin.

“Unë besoj se pak njerëz kanë mbetur që besojnë se “Rilindja” do të bëjë shtet. Njerëzit nuk e duan “Rilindjen”, por thonë se opozita nëse vjen, mund ta bëjë më keq. Kemi të bëjmë me regjim dhe ky regjim është ndërtuar hap pas hapi dhe ka degraduar”.

Në fund Lubonja theksoi se ‘Rama po konsolidon pushtetin e një partie’:

“Jemi në hapa të rrezikshëm. Ose do presim që të zhduken gjitha forcat dhe të përmbyset ose të rikthehet situata e tri bandave, e kontrollit dhe këto të kontrollohen nga populli që duhet të jetë më i ndërgjegjshëm. Duhet forcë e re politike”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme