Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit nul, duhet të hetohen përgjimet e BILD

Meta: Zgjedhjet e 30 qershorit nul, duhet të hetohen përgjimet e BILD

Në një intervistë për gazetën italiane Il Giornale,Presidenti Meta i konsideroi zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor si antiligjore dhe argumetoi se shtyrja e zgjedhjeve shmangu përplasjen midis dy partive politike. Ai gjithashtu tha se zgjedhjet monorpartiake të 30 qershorit dëmtojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike. Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat.”

Zoti Meta u shpreh se GJK është i vetmi institucion që mund të shprehet lidhur me kushtetueshmërinë e dekretit, por sipas tij ajo është jashtë funksionit, për shkak të vullnetit të kryeministrit Rama.

“Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.”

I pyetur për publikimin e përgjimeve nga BILD,  zoti Meta deklaroi se është e papranueshmë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk janë ndërmarrë hetime të thelluara duke theksuar se zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja.

“Është e papranueshme që vitet e fundit nuk janë bërë hetime të thella për këto ngjarje, është një nga rastet më të rënda të funksionimit të shtetit të së drejtës, zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja e këtyre problemeve.”

 Ai shtoi se shteti shqiptar duhet të marri masat për të luftuar trafikun e drogës dhe parave që vijnë nga ky aktivitet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme