Meta: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje, 18 tetori po afron!

Meta: Zgjedhjet e vetmja zgjidhje, 18 tetori po afron!

Presidenti Ilir Meta postoi sot në Facebook një tjetër thirrje ndërgjegjësuese për zgjedhjet e 13 tetorit.

Ai rikujtoi se më 18 tetor Komisioni i Bashkimit Evropian do të marrë vendim për sa i përket hapjes ose jo të negociatave për Shqipërinë, ndërsa theksoi se vetëm zgjedhjet mund ta garantojnë demokracinë, drejtësinë e pavarur dhe ndëshkimin e politikanëve.

Në postimin e tij Meta shkruan:

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!

Edhe ditën e djeshme Presidenti tha se asgjësimi i llogaridhënies së pushtetit i shërben vetëm pakicës, ndërsa të humburit e vetëm janë qytetarët.

Meta po mundohet të nxisë opinionin publik dhe palët politike që ta marrin seriozisht mundësinë e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe të zgjidhin njëherë e mirë krizën politike që ka zënë vendin prej muajsh.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme