Nashi Shehapi, e dyshuar për abuzim me fëmijë, merr ‘sekser’ për të shmangur akuzat

Nashi Shehapi, e dyshuar për abuzim me fëmijë, merr ‘sekser’ për të shmangur akuzat Nashi Shehapi duke votuar, Nashi Shehapi me ministren Ogerta Manastirliu

Prokurorja Eriselda Bala ka rekomanduar për herë të dytë pushimin e çështjes ndaj Drejtoreshës së Kopshtit Nr.1 në Tiranë, Nashi Shehapi, e akuzuar për abuzim dhe dhunim të një djali tre-vjeçar në kopësht.

Në dokumentet që Exit.al ka siguruar, prokurorja Bala konkludon se megjithëse djali është rrahur, ajo nuk e di se nga kush, por është e sigurt se dhunuesja nuk ka qenë Shehapi.

Së fundmi janë shfaqur dyshime se Shehapi ka përdorur ‘sekserin’ dhe hetuesin privat Marin Hoxhaj për ta bërë të sigurtë që çështja e saj të mos shkonte kurrë në gjykatë. Ky fakt do të mbështeste dhe qëndrimin e saj që nga fillimi i çështjes, kur ajo ka deklaruar publikisht se çështja nuk do të përfundojë kurrë në gjykim.

Një punonjëse e kopshtit Nr.1 ​​i tha Exit.al se Hoxhaj ishte punësuar nga Shehapi, por ajo nuk pranoi ta deklaronte këtë gjë në polici, pasi u shpreh “kam borxhe, dhe Shehapi do të më lërë pa punë, po e bëra këtë”.

Exit.al ka siguruar më parë dhe një audio-regjistrim, ku punonjës të Kopshtit Nr.1 dëgjoheshin duke diskutuar rastin, dhe duke thënë se “të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ajo”, dhe se “ajo i ka dhënë para prokurorisë”. Bashkëshorti i njërës prej kolegeve të Shehapit i kërkoi babait të fëmijës që ta tërhiqte denoncimin kundër saj dhe ta mbyllte çështjen, por ai nuk pranoi.

Punonjësit e Kopshtit Nr.1 dëgjohen në regjistrimin audio të thonë se kanë frikë t’i denoncojnë veprimet e Shehapit, pasi janë kërcënuar prej saj. Ata shprehen se Shehapi ka mbrojtje politike nga Partia Socialiste, dhe se kanë frikë nga pasojat, siç është humbja e vendit të punës. Dyshime ka se edhe prindërit u kërcënuan se do ta humbnin vendin e fëmijës së tyre në kopësht, nëse do të thonin gjë kundër Shehapit.

Ata, gjithashtu, përsëritën atë që dihej tashmë – që individë si Zhaneta Beqiri dhe Klotilda Ferhati po mbronin Shehapin. Këto u fotografuan bashkë më vonë, në uajin maj, gjatë fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Herën e parë, prokuroja Bala i kërkoi gjykatës që t’i rrëzonte pretendimet kundër Shehapit, me argumentimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Gjykata zbuloi se kishte mangësi në hetimin e çështjes dhe e urdhëroi Balën të bëjë një punë më të plotë.

Mangësitë në hetim përfshinin faktin që fëmija ishte intervistuar nga psikologë për rreth tre orë, kohë gjatë së cilës ai tregonte vazhdimisht se Nashi e kishte goditur dhe e kishte mbyllur në ‘vrimën e miut’ nën shkallë. Megjithatë, raporti i psikologëve për këtë intervistë është vetëm tre rreshta dhe nuk pasqyron ato që tha fëmija.

Për më tepër, në dosje ka dëshmi në mbrojtje të Shehapit, shkruar nga një punonjëse e qeverisë, një prind, fëmija i të cilit nuk është fare në kopshtin Nr.1, si dhe nga roja i natës, që nuk punon gjatë ditës.

Prokurorja Bala, e cili ka qenë jobashkëpunuese dhe penguese me prindërit e fëmijës në çdo hap të kësaj çështjeje, në vend që të jetë e dobishme, tani përsëri thotë se nuk ka prova që vërtetojnë se Shehapi ka ushtruar dhunë mbi fëmijën. Prokurorja pretendon se Shehapi nuk ka qenë fare në kopësht atë ditë, por nuk jep prova për ta vërtetuar këtë, ashtu siç kërkohet ta bëjë.

Shehapi, gjithashtu, ka deklaruar se i ka dhënë ndihmë ekonomike nënës së fëmijës, së bashku me një prift, dhe ka thënë se ajo nuk mund të jetë fajtore, pasi ky veprim tregon se kujdeset për fëmijën. Nëna e fëmijës e ka kundërshtuar në mënyrë kategorike një pretendim të tillë, duke deklaruar se në asnjë moment Shehapi, apo ndonjë prift i lidhur më të, nuk i ka dhënë ndonjë ndihme ekonomike për të apo për fëmijën.

Një avokat i përfshirë në këtë çështje tha se ai “kurrë nuk kishte parë një prokuror të përpiqej të mbronte një të akuzuar aq shumë sa në këtë rast”. Është gjithashtu e qartë se Shehapi nuk ka marrë avokat për t’u mbrojtur në gjykatë, një veprim i çuditshëm ky, duke marrë parasysh akuzat me të cilat përballet.

Si mbledhëse votash për Partinë Socialiste, me të bijën që punon në Bashki, e cila është fotografuar duke bërë fushatë përkrah njerëzve që pretendojnë se nuk e njohin atë, në gjithë këtë histori është e qartë se diçka nuk shkon.

Të gjitha këto, kombinuar me pretendimet e fundit nga një kolege, e cila pretendon se ajo ka paguar Marin Hoxhajn për t’ia “rregulluar” problemin, shtojnë më shumë dyshimet se po ushtrohet presion për të rrëzuar në gjykatë një rast dhune të përsëritur ndaj një fëmije tre vjeç.

Fëmija, i cili tani është gati pesë vjeç, ende këmbëngul se e rrahu Nashi. Ai duket qartë se shqetësohet dhe frikësohet sa herë përmendet emri i saj.

Avokati i prindërve do ta vazhdojë çështjen, duke e apeluar vendimin e prokurores Bala.

1 koment

  1. M.Cara 10 Gusht, 2019 në 1:46 pm

    Ju lutem Exit te sugjeroni nje zgjidhje ne konsultim me nje ekspert per lexuesit e shumte te portalit tuaj. Cfare duhet bere per prokuroren e neveritshme? Per psikologet e neveritshem te gjykatave? Apo te konkludojme qe pervec vetgjyqesise nuk ka opsion tjeter ne Shqiperi?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme