Me vetëm 25 psikiatër, deri 70% e shqiptarëve preken nga depresioni

Me vetëm 25 psikiatër, deri 70% e shqiptarëve preken nga depresioni

Shqipëria nuk nuk ka mjaftueshëm mjekë psikiatër për të trajtuar të sëmurët me probleme mendore.

Vendi ynë renditet i fundit në Evropë për numrin e mjekëve psikiatër— me vetëm një psikiatër për 100 mijë qytetarë. Ndërkohë, një psikiatër kujdeset për 26 nga 635 pacientët që mund të pranojnë spitalet në vend.

Shifrës së ulët të mjekëve u shtohet edhe përqindja e lartë e sëmundjeve mendore në vend. Sipas një studimi të fundit të INSTAT, 60 deri në 70 për qind e shqiptarëve vuajnë nga depresioni një herë në jetë, dhe ka vetëm 25 mjekë të specializuar për këtë sëmundje në të gjithë vendin. Ky rezultat është alarmant, sidomos po të mbahet parasysh se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar mesataren globale të depresionit te popullsia në 4,4 përqind.

Sipas EUROSTAT, të gjitha vendet e rajonit kanë një raport shumë herë më të mirë të numrit të psikiatërve kundrejt numrit të banorëve. Ndërkohë që, e fundit në listë, Shqipëria ka një mjek për 100 mijë banorë, Turqia ka 5, Bullgaria 9, Maqedonia e Veriut 9, Mali i Zi 11 dhe Serbia 13 mjekë për 100 mijë banorë.

Ndërsa raportin më të mirë mjekë për qytetarë e kanë vendet e zhvilluara si Zvicra, Gjermania, Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme