PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës: Dyshime për arrestim në Greqi

PD kërkon verifikimin e kryebashkiakut të Vorës: Dyshime për arrestim në Greqi

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e një tjetër kryebashkiaku socialist, të Agim Kajmakut në Bashkinë Vorë.

PD dyshon se Agim Kajmaku ka qenë më parë i dënuar në Greqi, ndaj bazuar në ligjin e dekriminalizimit, nuk mund të mbajë postin e kryebashkiakut.

Me anë të një kërkesë dorëzuar sot në prokurori, PD shprehet se:

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.

Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”

Menjëherë ndaj këtyre akuzave ka reaguar Agim Kajmaku, i cili pranoi se ka ndryshuar emrin gjatë kohës kur ka emigruar në Greqi, por theksoi se është “krejtësisht i pastër dhe se po vazhdon punën në krye të bashkisë”.

Në rast se akuzat e opozitës verifikohen nga prokuroria, Agim Kajmaku do të ishte kryebashkiaku i dytë i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që kapet nga ligji i dekriminalizimit.

6 komente

  1. MERO GELBAZA KELLIRA BYTHQ...R DHE BYTHLEPIRES 22 Gusht, 2019 në 1:26 pm

    MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KA…N NE BYTH TAULANT BALLES ELVIS ROSHIT TOM DOSHIT LAL DHJERIT EDI RAMES FATMIR XHAFAJT ASTRIT PATOZIT GRAMOZ RUCIT DHE SKENDER KURVES MINXHOZI

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme