Prokuroria nis verifikimet për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës

Prokuroria nis verifikimet për Agim Kajmakun, kryebashkiakun e Vorës

Prokuroria nisi sot verifikimet për të shkuarën e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakut, pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Sipas burimeve nga prokuroria, verifikimet do të bëhen në Shqipëri dhe Greqi, ku sipas PD-së Kajmaku është arrestuar dhe dënuar për vepra penale të rënda.

Në kërkesën dorëzuar dje në prokurori për verifikim e Kajmakut, PD shkruan:

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.

Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”

Sot PD akuzoi dhe kryeministrin Rama se ka qenë në dijeni të së shkuarës kriminale të Kajmakut, por sërish e ka kandiduar atë.

Në rast se verifikohen akuzat e opozitës, bazuar në ligjin e dekriminalizimit Agim Kajmaku nuk mund të mbajë postin e kryebashkiakut.

Në rast se vërtohet se ka mashtuar në formularin e vetëdeklarimit, ai rrezikon deri në katër vite burgim.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme