Rama distancohet nga Valdrin Pjetri, nuk mban përgjegjësi për kandidimin e tij

Rama distancohet nga Valdrin Pjetri, nuk mban përgjegjësi për kandidimin e tij

Kryeministri Rama deklaroi sot se derisa të zbardhet e vërteta për akuzat e opozitës për të shkuarën e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetrin, ‘PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.’

Me anë të një statusi në Twitter, kryeministri u shpreh:

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.

Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Reagimi i kryeministrit Rama erdhi pas publikimit të dokumenteve nga PD ditën e sotme. Dokumentet e marra nga Drejtoria e Policisë së Firences tregojnë se Pjetri është arrestuar më 27 janar të vitit 2003 për trafik droge dhe u dëbua për 6 vite nga Italia.

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se Kryeministri Rama është informuar për të shkuarën kriminale të Pjetrit nga burime diplomatike që disa javë më parë, por zgjodhi ta kandidojë atë në Shkodër, ta mbështesë gjatë fushatës elektorale dhe ta mbrojë atë deri sa PD publikoi dokumentet.

Madje në 30 korrik 2019, Kryeministri Rama e emëroi Pjetrin edhe si koordinator të PS-së në Shkodër, në vend të Bushatit. Për këtë Rama deklaroi:

“Shkodra është prioritet për mua. Vendosja e Valdrinit aty është se më duhet një person që të jetë aty çdo ditë, çdo natë si drejtues.”

Në reagimin e tij në Twitter, kryeministri Rama nuk pranoi përgjegjësinë për kandidimin e Pjetrit si kryetar i Bashkisë Shkodër, dhe as për postet e tjera të rëndësishme që Pjetri ka mbajtur në qeverinë Rama.

Që prej vitit 2013, Vajdrin Pjetri ka mbajtur poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes. Në janar 2018, ai u emërua Kryeregjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, emëruar drejtpërdrejt nga Rama, post të cilin e mbajti deri në momentin që kandidoi në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme