Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda

Rruga e Kombit–Tarifë shtesë për automjetet e rënda

Nga 1 shtatori tarifa e kalimit  në Rrugën e Kombit do të shtohet në bazë të peshës së mjeteve.

Monitor raporton se qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi një tarifë shtesë për automjetet e rënda që kalojnë në këtë rrugë.

Tashmë në traun e pagesës është vendosur peshore, e cila do të peshojë kryesisht automjetet mëdha të transporteve.

Për këtë tarifë shtesë qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk është njoftuar nga institucionet shqiptare. Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Pal Lekaj ka thënë për Monitor se institucionet shqiptare nuk kanë komunikuar me palën kosovare duke e konsideruar të papërshtatshme këtë tarifë:

 “Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë”.

Vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit u lajmërua nga qeveria në fund të marsit 2018 pasi mirëmbajtja e rrugës së kombit iu dha me koncesion kompanive Kastrati dhe Salillari, të cilat vunë dhe traun e pagesës.

Veturat paguajnë 5 euro për kalim. Furgonët apo autobusët, dhe kamionët e transportit paguajnë tarifë më të lartë nga 11,2 deri në mbi 22,5 euro.

Për këtë tarifë ka pasur vazhdimisht kundërshti, si nga banorët e zonave përreth, po ashtu dhe nga pala kosovare, e cila ka patur ankesa të shtuara nga bizneset që e shfrytëzojnë rrugën për transportin e mallrave dhe shëbrimeve të tyre.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme