Shefja e ONM-së Calavera nuk pranon dot kritika: ‘tregojnë se po tronditen themelet e sistemit të korruptuar’

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Shefja e ONM-së Calavera nuk pranon dot kritika: ‘tregojnë se po tronditen themelet e sistemit të korruptuar’

Në një intervistë më 8 gusht, për Zërin e Amerikës, Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi:

“Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, vetingut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethënëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim si konfirmimin se vetingu po trondit themelet e sistemit të korruptuar.”

Kjo është një deklaratë e jashtëzakonshme nga i njëjti person që në shkurt 2017 deklaroi se “i vetmi zë që do të komentojë punën tonë është [zëri] i publikut” dhe se ajo vetë, pra Calavera, nuk do të binte pre e “politizimit.”

Shumë gjëra paskan ndyshuar nga koha e këtyre deklaratave të mëparshme!

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se kuadri ligjor, me të të cilin po funksionon reforma në drejtësi, është i kalbur deri në rrënjë. Çdo afat i mundshëm i parashikuar nga Kushtetuta është shkelur.

Vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, një situatë krejtësisht e pallogaritur dhe e paparashikuar kur u miratua reforma.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u zgjodhën pa përfunduar vetingun. Disa prej tyre u shkarkuan në  nivelin e apelit të vetingut, por ndërkohë kishin marrë pjesë në vendime të rëndësishme të këtyre institucioneve.

Në shkelje të Kushtetutës është vendosur që anëtarët e Gjykatës së re Kushtetuese dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) nuk do të kenë nevojë ta kalojnë vetingun. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) duket se ka miratuar një rregullore që lejon zgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë pa veting.

Të gjitha këto paraqesin rrezik të madh për besueshmërinë e reformës në drejtësi, në një kohë kur besimi i shqiptarëve te Bashkimi Evropian ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë, Ruiz Calavera mendon se të gjitha pretendimet janë “të pabaza”. Ndërsa unë mendoj se faktet flasin me zë të lartë dhe qartë. Këto fakte e drejtojnë gishtit drejt Komisionit Evropian joprofesional dhe të paaftë, bashkë me të gjithë “asistencën” e tij, si dhe drejt qeverisë së prirur për ta kapur gjyqësorin. Qeveria me siguri që do ta arrijë këtë qëllim, pasi aktualisht ka shumicën e nevojshme në Parlament, pasi i plotësoi vendet e opozitës, pas lënies së mandateve, me individë të dëshpëruar për ca përfitime financiare dhe imunitet.

Ndryshe nga sa mendon Ruiz Calavera, ata që kritikojnë reformën në drejtësi nuk e bëjnë këtë ngaqë u janë tronditur “themelet e sistemit të korruptuar”. Përkundrazi, kritika rrjedh—të paktën në rastin tim—nga një shqetësim i vërtetë për qëndrueshmërinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe për efektet negative afatgjata që mund të ketë për vendin zbatimi i gabuar dhe i politizuar i reformës në drejtësi.

Ky ndoshta është edhe më tepër sesa shqetësim. Është frikë se reforma në drejtësi do të jetë kthyer në një mjet për të krijuar shtetin njëpartiak.

Fatkeqësisht, deklaratat e zonjës Ruiz Calavera janë një shembull ilustrues i asaj që unë e kam quajtur “Reformizmi Drejtësist“. Një besim i gënjeshtërt se ata që tregojnë prova faktike të dështimit të politikave janë të korruptuar.

Ky është i njëjti lloj besimi që bëri që shumë studiues “heretikë” të digjeshin në zjarr.

Ideja e zonjës Ruiz Calavera se do të ishte “e papranueshme” çdo lloj goditjeje ndaj saj, apo ndaj misionit ndihmës që ajo administron, në thelb tregon se ajo pretendon se ata janë të pagabueshëm—sikur papët dhe kardinalët e Komisionit Evropian, në gjithë mençurinë e tyre, të kishin urdhëruar zbatimin e ligjeve të përjetshme në tokat përtej kontinentit “të tyre”.

Po të mos ishte kaq e parashikueshme, arroganca e një deklarate të tillë do të kishte qenë tronditëse.

6 komente

  1. Mira shehu 13 Gusht, 2019 në 10:58 am

    Shkrim shume I mire.ekzakt Jane argument qe diskutohen ne shume ambiente,akoma nuk na eshte shuar “cudia” se si Kalavera nuk tha asnje fjale per donika prelen kur ajo kaloi vettingun duke qene shume problematike…Apo arta markun,. me shume problem ne .karriere dhe sot gjithashtu….Apo dvorani….shume te tjere,edhe me shume problem pasurie dhe lidhje te qarta me trafikante droge Jane vettuar pa asnje problem dhe kalavera ka qene shume rehat.

  2. t 13 Gusht, 2019 në 11:29 am

    Kritikat nuk i duroka dot kjo zonja qe kujton se shqiptaret jane akoma ne nivelin e fiseve zulu,por nqs don ta dije se çfare mendojne shqiptaret per kete ref.drejtesie,le te bejne nje refer.endum per te mesuar nese jane dakort shqiptaret per menyren si kane vepruar deri tani KPK,KA,etj.Per z.Vinsent gjithmone pergezime per artikujt e tij.

  3. olee 13 Gusht, 2019 në 2:50 pm

    Nje artikull teper i goditur. Fatkeqsisht disa fakte te bejne te mendosh se Reforma ne Drejtesi eshte kapur nga qeveria qe nga dita 1. me poshte dy supozime te dala ne opinionin e gjere dhe te bazuara ne veprime e mosveprime:

    1. Iniciatoret ose perkrahesit me te medhenj te vetingut ish Ambassadoret Lu dhe Vlautin qe u eprfolen per perfitime shuma parash nga njerez te qeverise ose te lidhur me te per te derguar ne qeverite e tyre respektive figuren e “cunit te mire” KM-se tone. Ne kete sens pers kohe qe kushdo ketu eshte pro amerikan e hiqet si reformator dhe pastaj te mbush dhe llogarite ne Caymen Islands, patjeter qe s’ka asnje te keqe te raportosh mire per te. Pune e paqme sepse me kryqzimin e infos qe bente SHBA dhe EU te marre nga te derguarit e tyre rrespektiv, dilte mete vertete qe na qenka cun i mire. Nderkohe qe me kete lloj loje fitoi kohe qe te vendose diktatin mbi institucionet pa i hyre ferre ne kembe ne arenen nderkombetare.
    2. Reforma ne Drejtesi cuditerisht filloi nga institucionet me te larta te gjyqsorit qe s’kishin te bejne me krimin e perditshem, te organizuar apo korrupsionin me te cilat merren gjykatat me te uleta. Por filloi me qellim me Gykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte te cilat kishin te benin drejtperdrejt me vendimet e tyre me rezistencen ndaj vendimeve te keqia te Qeverise, Vendimeve Arbitrare ne Tendera ose Vendimeve te tjera qe mund te konsiderohen Antikushtetuese. Per te mos folur pastaj per KPK, KA dhe OMG qe kane kaluar zyrtare me shume problematika e kane ngecl ne klases gjyqtare me problematike shume here me te paperfillshme.

  4. E di Rama 13 Gusht, 2019 në 10:29 pm

    Me demek kush flet kunder armik . Ky eshte komunizem, te korruptuarit Jane pikerisht keta qe mbrohen ne kete menyre.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme