Shehaj: Pastrimi i parasë së krimit do të fundosë edhe më shumë euro-n

Shehaj: Pastrimi i parasë së krimit do të fundosë edhe më shumë euro-n

‘Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, po shkatërron ekonominë e dobët shqiptare.’

Kështu u shpreh sot ish-deputeti demokrat Agron Shehaj. Ai sqaroi se rënia e euros ka filluar në mes të vitit 2016,  kur filloi edhe vjelja e kanabisit të kultivuar masivisht në vend.

‘Nga atëherë, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.” shkroi Zoti Shehaj.’

Futja e parasë së pisët në ekonomi, sqaron Shehaj, do të ketë pasoja të rënda afatgjata për ekonominë e vendit. Kështu, paraja e pisët ndikon në rënien e euros, dhe kjo e fundit ndikon në investimet e huaja, bizneset eskportuese dhe turizmin.

‘Praktikisht, [krimi] po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. Pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi, e cila përzë paranë e pastër, veçanërisht bizneset prodhuese dhe novatore.

Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomisë nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata’, shkruan Zoti Shehaj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme