Shqiptarët besojnë më shumë se europianët tek institucionet e BE-së

Shqiptarët besojnë më shumë se europianët tek institucionet e BE-së Parlamenti Europian

Shqiptarët janë populli që kanë besimin më të lartë se çdo popull tjetër europian në institucionet e BE-së.

Sipas të dhënave të një sondazhi të Eurostat, rreth 80 për qind e qytetarëve shqiptarë të intervistuar besojnë tek Parlamenti Europian, megjithëse Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe për rrjedhojë nuk ka përfaqësues në PE.

Shqipëria është i vetmi shtet ndër shtetet me besim të lartë tek insitucionet europiane që nuk është pjesë e BE-së.

Pas Shqipërisë, si shtetet me besimin më të lartë janë Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda dhe Danimarka, të gjitha anëtare të BE-së.

Po ashtu, dhe shtetet me besimin më të ulët janë sërish shtete të BE-së: Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca dhe Britania e Madhe, e cila është drejt largimit nga BE-ja.

Në fillim të gushtit, sondazhi i fundit i  Eurobarometrit tregoi se shqiptarët e kanë humbur më shumë besimin tek qeveria dhe institucionet e tyre, krahasuar më një vit më parë.

Duket se më humbjen e besimit tek institusionet vendase, shqiptarët shpresojnë dha presin më shumë nga institucionet europiane.

 

1 koment

  1. Koli 26 Gusht, 2019 në 12:36 pm

    Paradoks ne dukje dhe e trishtueshme ne te vertete.
    Paradoks sepse nuk ben sens te kesh besim ne institucione ku si individ dhe si shtet nuk ben pjese.
    Trishtues per faktin e thjeshte qe shpresa ka vdekur ne Shqiperi dhe te gjithe ne menyre te pandergjegjshme besojne ne institucionet europiane, pa qene te te vetedijshem per keto institucione, per rolin qe lujane, funksionin, sukseset apo deshtimet, besueshmerine e qyteatereve europiane ndaj tyre etj.
    Institucionet shqiptare jane shume te keqija, abuzuese dhe aspak te besueshme per qytetaret

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme