Shqiptarët, grupi më i madh i të huajve të burgosur në Britani

Shqiptarët, grupi më i madh i të huajve të burgosur në Britani

Numri i shqiptarëve të burgosur në Britaninë e Madhe është më i larti nga të gjithë kombësitë e tjera. Mediat britanike raportojnë se ky numër aktualisht është 876, dhe tregon një katërfishim të të burgosurve shqiptarë që prej vitit 2013.

Kombësitë e tjera me numrin më të lartë të të burgosurve në Britaninë e Madhe janë polakët (754 të burgosur), rumune (734), irlandeze (707).

Autoritetet britanike janë të shqetësuara për numrin në rritje të të dënuarve shqiptarë, si dhe për kostot e larta të mbajtjes së tyre në burgje – 21 milionë paund.

Që prej vitit 2013, kur Shqipëria dhe Britania e Madhe nënshkruan një marrëveshje për kthimin në Shqipëri të të burgosurve atje, autoritetet britanike kishin gati 100 të burgosur shqiptarë për t’i transferuar në Shqipëri. Megjithatë, vetëm 24 persona janë transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri, ndërkohë që numri total i të burgosurve është katërfishuar.

Përfshirja e shqiptarëve në krime është një temë e njohur tashmë për median britanike. Britanikja The Sun ka shkruar disa herë edhe për grupin e fuqishëm kriminal “Hellbanianz”, i cili është mjaft i njohur jo vetëm për muzikën, por edhe me lukset e shfrenuara që nxjerrin në vidioklipe edhe thirrjet e vazhdueshme për të tërhequr sa më shumë individë per tu bërë pjesë e grupit të tyre kriminal. Mediat britanike e lidhin këtë grup me bandat shqiptare të narkotrafikut.

Rritja e numrit të të dënuarve shqiptarë në burgjet britanike përputhet me disa raportet e huaja për rritjen e prodhimit të drogërave në vend, dhe të trafikimit të tyre përmes Shqipërisë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme