Vriten katër persona në vetëm 12 ditët e para të gushtit

Vriten katër persona në vetëm 12 ditët e para të gushtit

Mesditën e sotme u ekzekutua në Rrëshen Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin Gjini.

Ngjarja ndodhi teksa Gjini ndodhej në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, brenda makinës së tij, bashkë me djalin. Të shtënat me armë dyshohet se erdhën nga një makinë tjetër.

Armando Gjini ishte pjesë e grupit të njohur me emrin e drejtuesit të tij, “Met Kananaj”, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri. Kanani është dënuar në SHBA më rreth 5 vite burgpër trafik droge.

Në maj të 2018 policia shqiptare arrestoi pjesëtarë të të njëjtit grup, përfshirë dhe Armando Gjinin, për trafik droge në Ballkan, Europë dhe Amerikën Latine. Ende janë të paqarta rrethanat e lirimit të Gjinit nga burgu.

Në maj të këtij viti, persona ende të panjohur tentuan ta vrisnin Gjinin, duke i vënë eksploziv në makinën e tij, por Gjini e pikasi lëndën plasëse përpara se ajo të shpërthente.

Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur dhe tre vrasje të tjera:

– në Durrës, një 40 vjeçar u ekzekutua në mes të qytetit;

– në Vlorë u vra Lazer Tozaj, pjesë e një bandë e cila trafikonte lëndë narkotike.

– në Fier është gjetur i vdekur edhe një i ri 23 vjeçar, cili ishte me të kaluar kriminale për vjedhje makinash.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme