Ambasada Amerikane: Dënimi i Tahirit vetëm për shpërdorim detyre shkurajues

Ambasada Amerikane: Dënimi i Tahirit vetëm për shpërdorim detyre shkurajues

Ambasada Amerikane në Tiranë e cilësoi dënimin e ish-Ministrit Saimir Tahiri për shpërdorim detyre si “shkurajues, duke pasur parasysh akuzat”.

Në një postim në faqen e saj zyrtare Facebook, si fillim Ambasada Amerikane u shpreh se “vendimi kundër ish Ministrit të Brendshëm tregon pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta”.

Ambasada shtoi se:

Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Në deklaratën e saj ambasada theksoi sërish qëndrimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”.

Mbrëmjen e së enjtes, gjatë gjyqit kundër ish-Ministrit Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda u vu re prania e dy përfaqësuesve të ambasadës amerikane në sallë. Mediat i dhanë goxha vëmendje këtij fakti.

Ndërkohë nga komenti i ambasadës nuk përmendet gjë për dënimin gjithashtu vetëm për shpërdorim detyre edhe të ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme