Ambasada Amerikane, të gjitha videot propagandistike për reformën në drejtësi

Ambasada Amerikane, të gjitha videot propagandistike për reformën në drejtësi

Ambasada Amerikane postoi sot në Facebook përmbledhjen e të gjitha videove që flasin për reformën në drejtësi.

Prej 22 korrikut ambasada ka propaganduar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi duke postuar video përshkruese, por jo analizuese.

Deri më sot ajo ka postuar 5 video ku shpjegohet: Reforma në drejtësi, Procesi i rivlerësimit, krijimi dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në postimin e sotëm, ambasada publikoi një listë me videot për reformën në kanalin e saj në Youtube.

Sipas videove të pulikuara propagandohet se “gjithcka po shkon mbarë në reformën në drejtësi” dhe se “reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”.

Reforma në Drejtësi nisi tre vite më parë, por që nga hyrja në fuqi  Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë janë jashtë funksionit, ndërsa Gjykata e Posaçme, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Byroja Kombëtare e Hetimit, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ende nuk janë ngritur duke shkelur çdo afat kushtetues.

Më poshtë sjellim komente të mëparshme në Exit.al rreth video-postimet e ambasadës rreth reformës:

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme